Kjo ngjyrë asnjëherë nuk do të ikë nga moda, ndërsa do t'ju japë ju një pamje më serioze.


ralph lauren spring summer 2014 collection New York Fashion Week5

Një çantë e vogël e zezë dhe praktike, do të ishte një domosdoshmëri. Një fund treçereksh do të ishte ideale për këtë verë. Jo vetëm që është në trend, por edhe ju do të ishit mjaft komodë. Për kombinim duhet thjeshtë një këmishë dhe në fund, nuk duhet të harrohen sandalet.

Spring Summer 2014 Black White Trend Street Style

Nuk duhet t'ju shpëtojnë një palë këpucë me taka. Duhet të kini kujdes në përdorimin e këpucëve në formë balerine, pasi nuk dhurojnë pamjen perfekte, ndonëse janë të rehatshme.

Victoria Beckham Spring Summer 2014 Fashion Week in New York 01

Të veshura me fustane me ngjyrë të zezë ndihemi më komode, na jep atë element finese dhe na bën më elegante. Megjithatë, ka edhe nga ata persona të cilët e zgjedhin të zezën për prakticitet, pasi kështu shmangin të gabojnë në kombinimin e ngjyrave. /Telegrafi/