LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e kafenjtë është ajo që frymon luks dhe elegancë – do të dukeni si një mbretëreshë!

Ngjyra e kafenjtë është ajo që frymon luks dhe elegancë – do të dukeni si një mbretëreshë!

Këtë dimër, ngjyra e paprecedentë, e kafenjta, arrin popullaritetin e ngjyrës së zezë të përjetshme

Kjo ngjyrë është shumë tërheqëse dhe e veshur, dhe kombinohet në mënyrë të përsosur me bezhën gjithashtu shumë të dëshirueshme dhe aktuale, transmeton Telegrafi.

E kafenjta duket luksoze, e shtrenjtë dhe e sofistikuar në pjesët e veshjeve, ndaj një veshje cilësore në këtë ngjyrë pa dyshim që do ta ngrejë stilin tuaj në një nivel më të lartë.


Kur është fjala për veshjet në këtë ngjyrë, çdo gjë është e veshur – nga fustanet dhe fundet, te pantallonat dhe kostumet e deri te palltot, të cilat duhet të themi se duken shumë magjepsëse në këtë ngjyrë dhe i japin çdo stili një notë shtesë elegance.

Ngjyra e kafenjtë duket veçanërisht e mirë në veshjet prej lëkure – funde, xhaketa dhe pantallona, madje edhe në trikotazh.

Ju sjellim ide dhe sugjerime për disa stilime në këtë ngjyrë, të cilat duken vërtet fenomenale.

Shpresojmë që të gjeni frymëzim për veshjen tuaj në galerinë tonë të vogël:

/Telegrafi/