LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet që pasuan në vitin 2020, tani edhe në lojë kompjuterike

Ngjarjet që pasuan në vitin 2020, tani edhe në lojë kompjuterike

Viti 2020 si duket ka shërbyer edhe në kreativitetin e krijuesve të lojërave kompjuterike.

Kjo pasi tani ngjarjet që pasuan vitin 2020 po reflektojnë edhe në formë dixhitale, si formë argëtimi.

Loja “2020 game” vjen si rrjedhojë e shumë ngjarjeve të cilët ‘përvëluan’ vitin 2020.

Kjo lojë përshkon ngjarjet sikurse zjarret në Australi, pandeminë e coronavirusit, rënien e tregut të aksioneve, karantinën, rritjen e aplikacionit TikTok, zgjedhjet në SHBA dhe shumë të tjera.

Përmes avatarit të lojës, lojtari do të udhëtojë përsëri përgjatë vitit 2020.

Avatari duhet të sigurohet që t’i shmanget spërkalës së virusit, në mënyrë që të mos infektohet, ose përndryshe humb lojën. /Telegrafi/