LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet historike pasi Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës, iniciativa ‘Open Balkan’, deklarata për Kurtin e Osmanin – gjithçka nga intervista me ish deputeten Tërmkolli

Ngjarjet historike pasi Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës, iniciativa ‘Open Balkan’, deklarata për Kurtin e Osmanin – gjithçka nga intervista me ish deputeten Tërmkolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli ka folur për situatën politike në vend, qeverisjen aktuale, rolin e opozitës, dialogun Kosovë-Serbi e iniciativën “Open Balkan”.

Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka rrëfyer edhe për tri ngjarjet historike që rrodhën pasi Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës në vitin 1989.


Ish deputetes i kujtohet shumë mirë dita kur Kosovës iu hoq autonomia nga Serbia, ishte 23 marsi i vitit 1989.

Ajo këto kujtime e momente historike i ka rikthyer në librin “Mars i Acartë”, ku tregohet me shumë krenari puna kolosale e deputetëve të asaj kohe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Tërmkolli ka treguar për presionin dhe trysninë me tanke e me armatime të ndryshme ndaj saj dhe deputeteve të asaj kohe.

“Duke i parë zhvillimet e vazhdueshme politike dhe historike të vendit tonë, kam ardhur në një konstatim që jo rrallë herë na është përsëritur historia, dhe historia na është përsëritur sepse nuk kemi mësuar asnjëherë sa duhet qoftë nga gabimet tona apo përparësitë tona që kemi pasur gjatë zhvillimit tonë si komb, popull e shtet. I hyra kësaj pune me një vullnet të madh në mënyrë që të dokumentohet një periudhë historike, një moment i madh historik i shqiptarëve të Kosovës në vitet 89-90 atëherë kur Kosova u nda definitivisht nga Jugosllavia dhe hyri në rrugën e saj të pakthyeshme në procesin e lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë Tërmkolli.

Tri ngjarjet historike që rrodhën pasi Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës në vitin 1989
Lexo po ashtu Tri ngjarjet historike që rrodhën pasi Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës në vitin 1989

Ajo rrëfen se ishte periudha e viteve 88-89 ku shqiptarët u angazhuan në mbrojte të statusit politik e juridik, i cili po cenohej e po rrënohej me ardhjen Millosheviqit.

“Serbia dhe Millosheviqi përmes instrumentalizimit të serbëve dhe malazezëve të Kosovës filluan mitingjet që janë të njohura, dhe është shumë i njohur mitingu i mbajtur në Fushë Kosovë në prill 1987 aty ku shënohet filli i ngritjes deri në maja të politikës së Millosheviqit, që në fakt e vendos sundimin serb në Kosovë. Shqiptarët treguan një nivel të lartë të rezistencës edhe gjatë debatit publik për ndryshime kushtetuese. Në këtë debat shqiptarët në mënyrë masive kanë kundërshtuar miratimin e amendamenteve sipas masës së Serbisë, ishin për ato amendamente që nuk preknin parimet themelore të Kushtetutës 74 por jo edhe ato të tjerat. Amendamentet që ishin vënë në debat publik dhe ato që erdhën në Kuvendin e Kosovës më 23 mars 1989 ishin amendamente që në tërësi e suprimonin autonominë dhe statutin federal të Kosovës”, ka treguar Tërmkolli.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli /Foto: Ridvan Slivova

Ajo theksoi se fatkeqësisht edhe sot po ndodhin shfaqje të natyrave të tilla ndonëse jo me të njëjtën përmbajte, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse e ka shkruar këtë libër sot, pra që të mos përsëritet historia.

Pikërisht viti 89 është pika ndarëse, që e ndanë një epokë nga epoka tjetër për liri dhe pavarësi. Si elemente kryesore të këtij libri, Tërmkolli përmendi tri prej tyre. “23 marsi 1989 suprimimi i autonomisë së Kosovës kishte tri pasoja: e para me suprimimin e autonomisë dhe statusit federal të Kosovës filloj shpërbërja e Jugosllavisë sepse u krijua një situatë e re dhe një rend i ri ku Serbia krijonte hegjemoni dhe dominim në krahasim me republikat tjera, u prish ai rend juridik dhe nuk kishte më bazë mbi të cilat ishte ndërtuar ajo Jugosllavi. E dyta po ashtu me këtë fillon okupimi de jure dhe de facto i Kosovës, dhe e treta është po atë vit ne kemi themelimin e LDK-së dhe fillimin e procesit institucional të pavarësisë së Kosovës, Deklaratën e 2 korrikut, funksionimin e Kuvendit, Kushtetutën e Kaçanikut dhe akte të tjera”, tha Tërmkolli.

Ish deputetja ka folur edhe për qeverisjen aktuale, sipas së cilës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë larg të qenit liderë politikë.

Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë – Kosova nuk ka as qeveri e as opozitë që i duhen vendit
Lexo po ashtu Tërmkolli: Osmani e Kurti janë larg të qenit liderë – Kosova nuk ka as qeveri e as opozitë që i duhen vendit

“Janë larg për të qenë liderë të realizimit të interesave të qytetarëve dhe mbrojtës të shtetit të Kosovës. Shteti nuk mbrohet me fjalë, shteti nuk lëviz me fjalë, me ligjërata nuk lëvizin proceset politike”, ka thënë Tërmkolli.

Ish-deputetja e ish ministrja e ka cilësuar si qeverisjen më të dobët që nga paslufta, qeverisjen aktuale.

“Jemi në një fazë ku nuk po bëhet politikë, jemi në një situatë të ngrirë politike nuk po shihet zhvillim, e as projekt ose plan ku mund të pritet që do të ketë një ndryshim të madh pozitiv. Është një qeveri ku realiteti politik i saj është virtual. Është një diçka që po ndërtohet jashtë këtij realiteti”, u shpreh Tërmkolli.

Ajo pati kritika edhe për opozitën, duke thënë se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka opozitë.

“Fatkeqësia më e madhe në një vend është kur nuk ka opozitë, Kosova nuk ka opozitë. Ne jemi në gjendje të rëndë dyfish sepse nuk kemi as qeveri tamam e as opozitë, sepse nuk po ndodh politikë në këtë vend. E keni parë në Kuvend se me çfarë merren, temat që debatohen. Kuvendi është vendi më i lartë ku merren vendime të mëdha”, u shpreh Tërmkolli.

Ajo shtoi se LDK fshehurazi është pjesë e sistemit qeverisës.

Ajo shtoi se duke parë këtë situatë rrugëzgjidhja e vetme do të jetë që ndoshta momenti do të na detyrojë që dashtë e pa dashtë të krijohet një momentum i ri dhe një strukturë ndryshe.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se është momenti i fundit që Kosova të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, gjatë kohës kur presidenti Joe Biden është në krye të Shteteve të Bashkuara.

“Shpejt jo, mbase brenda mandatit të Biden sepse Amerika nuk ka më kohë që të merret më me Ballkanin dhe Kosovën. Mbase e kemi momentin e fundit ku na duhet shumë punë që ne të ulemi bashkë dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, u shpreh Tërmkolli.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje”/Foto: Ridvan Slivova

Hyrjen në bisedime në vitin 2011, ish-deputetja e cilësoi si gabimin më katastrofik që Kosova ka bërë pas shpalljes së pavarësisë.

“Asnjë e keqe nuk është bërë pa ne, askush nuk na ka faj pse ne kemi hy në bisedime në vitin 2011 që ka qenë vendimi më katastrofal që ka ndodhur pas pavarësisë. Serbia nuk ka bërë asnjëherë lojë, ajo fatkeqësisht është në situatë më të favorshme se ne”, tha Tërmkolli.

Ish-deputetja shtoi se ose do të ketë marrëveshje finale, ose Albin Kurti bie nga pushteti.

Tërmkolli ka folur edhe për iniciativën e “Open Ballkanit”, duke thënë se e ka kundërshtuar qysh në fillim dhe vazhdon ta kundërshtoj. Sipas saj kjo është një iniciativë me atë të së cilës tentohet krijimi i të ashtuquajturës Jugosllavi e re.

“Është puro sipas mendimit tim vazhdimësi e projekteve hegjemone të serbëve për të krijuar të ashtuquajturën Jugosllavi e re. Monitoruesi i vetëm është Vuçiqi”, tha Tërmkolli.

Ajo në fund pati edhe një fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po e mbështet këtë iniciativë.

“Edi Rama ia ka kaluar edhe Enver Hoxhës në këtë pikë në raportet me Serbinë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori