Ngjarje tronditëse në SHBA, sulm me armë në universitet - dy të vrarë e nëntë të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në kampusin e Universitetit Brown në Providence, Rhode Island, duke vrarë dy studentë.
Nëntë persona, të gjithë ose pothuajse të gjithë prej të cilëve besohet se janë studentë, u plagosën në sulm.
Autoritetet thanë se i dyshuari duket të jetë rreth të 30-ave, por mosha e tij e saktë nuk është e qartë në këtë kohë.
Ai mbetet i lirë, andaj njerëzve në zonë u është kërkuar të qëndrojnë brenda.
Një kërkim është duke u zhvilluar.
Bëhet e ditur se të plagosurit janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Ndërsa kërkimi për personin e armatosur vazhdon, nuk ka asnjë kërcënim të njohur për komunitetin në përgjithësi, sipas autoriteteve.
Do të ketë prani të shtuar të policisë në vend.
Presidenti Donald Trump tha se ishte informuar për situatën, të cilën e quajti "të tmerrshme".
"E tëra çfarë mund të bëjmë tani është të lutemi për viktimat dhe për ata që u lënduan shumë rëndë", tha ai. /Telegrafi/






































