LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e Apple iPhone 15 tani thuhet se do të ndodhë më 12 shtator

Ngjarja e Apple iPhone 15 tani thuhet se do të ndodhë më 12 shtator

Sipas burimeve pranë Mark Gurman të Bloomberg dhe 9to5Mac, Apple aktualisht është duke vendosur midis 12 dhe 13 shtatorit për datën e ngjarjes së iPhone 15.

Megjithatë, 12 shtatori është skenari më i mundshëm, shkruan gsmarena, përcjell Telegrafi.


Një burim informacioni janë partnerët operatorë të Apple.

E-mailet e brendshme po u thonë punonjësve që të mos marrin pushim të mërkurën, më 13 shtator, për shkak të një “njoftimi të madh smartphone”.

Nga ana tjetër, Gurman është më i prirur drejt 12 shtatorit, por thekson se gjërat mund të ndryshojnë ende.

Ngjarja e Apple do të jetë në formatin e tij të zakonshëm, që do të thotë se do të ketë disa video të regjistruara paraprakisht që na kujtojnë epokën e pandemisë, por shumica e saj do të përbëhet nga prezantime të drejtpërdrejta.

Sigurisht, audienca e drejtpërdrejtë do të jetë në kampusin e Apple dhe përvoja praktike me linjën e re të iPhone 15 do të jetë në listën e rendit të ditës. /Telegrafi/