LAJMI I FUNDIT:

Ngasja e veturës nëpër qytet në mënyrë shumë të ashpër (Video)

Ngasja e veturës nëpër qytet në mënyrë shumë të ashpër (Video)

BJ Baldwin që është disa herë fitues për ngasje në terrene të vështira, e ka vozitur makinën e tij të lartë në Havana të Kubës.

Filmimi i postuar më poshtë, e shfaq pilotin që kalon me shpejtësi nëpër hapësira të ndryshme, ndërsa shumicën e kohës është duke u hedhur.

Me këtë rast, tregohet qëndrueshmëria e gomave Toyo Tires, si dhe sistemi i amortizimit që ka makina e njohur si Trophy Truck.

Mënyra se si kalon nëpër shkallë dhe rrugë të pjerrëta, ka bërë që kjo video të pëlqehet shumë dhe të shpërndahet në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/