LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet tregtia në Eurozonë

Ngadalësohet tregtia në Eurozonë

Importet dhe eksportet e Eurozonës janë ngadalësuar në muajin mars, tregojnë të dhënat e Eurostat, duke shtuar provat se tensionet tregtare po frenojnë tregtinë globale.

Agjencia e Statistikave e Bashkimit Europian, raportoi se eksportet e mallrave të bllokut të valutës së përbashkët ranë me 2.9%, ndërsa importet, me 2.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Organizata Botërore e Tregtisë deklaroi këtë javë se tensionet tregtare kanë nisur të pengojnë tregtinë globale të mallrave, ndërkohë që publikoi treguesin mbi perspektivën.

Në vlerë, eksportet e Eurozonës me pjesën tjetër të botës gjatë muajit mars, arritën në 199.9 miliardë euro, ndërsa importet, në 173 miliardë.

Suficiti tregtar i Eurozonës rezultoi në 26.9 miliardë euro në mars, në rënie nga 28.5 miliardë që ishte një vit më parë, megjithatë sipër rezultatit të Shkurtit prej 18.9 miliardë euro. Duke u përshtatur ndaj efekteve sezonalë, eksportet treguan rritje me 0.8% me bazë mujore, ndërsa importet u rritën me 0.7%. /Telegrafi/