LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet krijimi i vendeve të punës në SHBA, papunësia vazhdon të mbetet e ulët

Ngadalësohet krijimi i vendeve të punës në SHBA, papunësia vazhdon të mbetet e ulët

Krijimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngadalësua gjatë muajit të kaluar, por shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e ulët, pasi ekonomia më e madhe në botë mbeti e qëndrueshme përballë kostove shumë më të larta të huamarrjes.

Punëdhënësit shtuan 236 mijë vende pune në mars, tha Departamenti i Punës, më pak se në muajin shkurt, por afër pritjeve.

Aktualisht shkalla e papunësisë në SHBA është 3.5 për qind që është pranë niveleve më të ulëta historike.


Të dhënat po shikohen nga afër, derisa Rezerva Federale (FED) rrit normat e interesit për të stabilizuar çmimet që janë në rritje.

Rritja e normave e bën huamarrjen më të shtrenjtë. Kjo do të thotë që bizneset marrin më pak hua, duke i bërë më pak gjasa të krijojnë vende pune apo edhe të bëjnë shkurtime të vendeve të punës.

Analistët thanë se raporti i fundit nga Departamenti i Punës sugjeron se kushtet mund të kenë filluar të ndryshojnë, duke vënë në dukje rënien e hapjeve të vendeve të punës në sektorët e ndërtimit, prodhimit dhe shitjes me pakicë.

Kompanitë e mëdha duke përfshirë Accenture, gjigantin e argëtimit Disney dhe zinxhirin e ushqimit të shpejtë McDonalds javëve të fundit kanë njoftuar për shkurtime të vendeve të punës.

Por baret, restorantet, shkollat dhe spitalet kanë vazhduar të shtojnë punëtorë, duke rritur shpresat se ekonomia do të rikuperohet dhe inflacioni do të ulët.

Inflacioni në SHBA arriti në 6 për qind në muajin shkurt.

Rezerva Federale, së bashku me shumë banka të tjera qendrore në mbarë botën, ka ngritur normat e interesit për të ulur normën e rritjes së çmimeve.

Që nga marsi i vitit të kaluar, FED ka rritur normat e interesit nëntë herë, përfshirë muajin e kaluar kur sektori bankar amerikan u godit nga dy vështirësitë më të mëdha që nga kriza financiare botërore e 2008-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori