LAJMI I FUNDIT:

Nga vizita e senatorëve amerikanë, rasti VisaMetric, e deri në tensionimin e situatës në veri – lajmet që shënuan javën

Nga vizita e senatorëve amerikanë, rasti VisaMetric, e deri në tensionimin e situatës në veri – lajmet që shënuan javën

Java që po lëmë pas ishte e mbushur me ngjarje, duke filluar nga vizita e senatorëve amerikanë në Kosovë, zhvillimet rreth rastit të VisaMetric dhe të premten, tensionimi i situatës në veri të vendit.

Të hënën për vizitë në vend ishin senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët dhanë mesazhe të fuqishme në Prishtinë, gjersa folën edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Po gjatë javës, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e sigurisë kundër të pandehurit S.O, drejtor i VisaMetric, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, me të cilën kësaj kompanie iu ndalua që të ketë si mundësi të vetme shërbimin postar për marrjen e pasaportës pas aplikimit për vizë.

E të premten, pati tensionim të situatës në veri pas tentimit të kryetarëve të zgjedhur për të hyrë në objektet komunale për të ushtruar detyrën e tyre, për të cilën janë zgjedhur.

Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën

Senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters kanë dhënë të hënën mesazhe të fuqishme në Prishtinë, duke rikonfirmuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë krahë për krahë Kosovës.

Dy senatorët amerikan u deklaruan për media pas takimit që kanë pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën
Lexo po ashtu Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën

Senatori Murphy tha para mediave se do të qëndrojnë një javë në rajon dhe vizitën e tyre e kanë nisur në Kosovë.

“Nuk është koincidencë që po fillojmë udhëtimin tonë në Kosovë, kjo aleancë është e fuqishme e qëndrueshme dhe është jetike. Kur SHBA ka nevojë për ndihmë, thirrjet tona të para janë në Kosovë. Kosova është ndër shtetet e para që ngritët në këmbë. Është bashkë me SHBA-në”, është shprehur ai.

Senatori shtoi tutje se vlerësojnë punë e Qeverisë për sundimin e ligjit. “I çmojmë shumë vëmendjen që qeveria po ia kushton sundimin të ligjit, në një rajon kur ka ende nevojë për luftimin e korrupsionit”, potencoi ai.

Murphy tha se do të ndihmojnë Kosovën drejt rrugës së Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se Serbia duhet të ndaloj të pengojë të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave botërore.

“Mos u lajthitni, marrëdhënia Kosovë – SHBA vetëm do të forcohet edhe më tej. Jemi këtu për të ndihmuar Kosovën”, ishte shprehur ai.

Senatorët amerikan, Gary Peters dhe Chris Murphy pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani

Senatorët janë pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas së cilit takim kanë theksuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre është çështje që duhet të përfundojë këtë vit.

Lidhur me raportet Kosovë-SHBA, Edhe senatori tjetër Gary Peters tha se janë shumë speciale.

“Marrëdhënia jonë është speciale dhe kam pasur privilegjin të udhëtoj në gjithë boten, dhe nuk ka vend tjetër në botë që e ndjejmë miqësinë më shumë së këtu. Do të punojmë që ekonomia të lulëzojë, ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Të punojmë edhe me Forcat e Armatosura”, është shprehur ai.

Peters më tej ka thënë “luftoni për sovranitetin tuaj, ShBA do të qëndroj krahë për krahë jush”.

​Gjykata ia vendos drejtorit të VisaMetric masën e dorëzanisë prej 15 mijë eurove

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar javën që po lëmë pas se ia ka caktuar masën e sigurisë kundër të pandehurit S.O, drejtor i VisaMetric, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Siç është bërë e ditur nga gjykata, gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.O e ka refuzuar dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të pandehurit, ashtu që të njëjtit i ka caktuar masën e dorëzanisë në vlerë prej 15.000 mijë euro, si dhe të pandehurit S.O i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit – pasaporta.

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar ditë më parë vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohej që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ditë më parë kishte thënë për Telegrafin se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

E pas rastit, të premten ka reaguar edhe Ambasada gjermane, ku theksuan se është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të VisaMetric dhe me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj tij.

Rasti i VisaMetric, deklarohet Ambasada gjermane në Prishtinë
Lexo po ashtu Rasti i VisaMetric, deklarohet Ambasada gjermane në Prishtinë

“Pasditen e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë.

VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij.

Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme”, thuhej në reagim.

Më tej ambasada gjermane theksoi se personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen.

“Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqen e saj të internetit”, thuhej më tej.

Tensionim i situatës në veri

Pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat në veri të vendit, të enjten u përmbyll edhe ceremonia e betimit të kryetarëve të rinj. Por, një ditë pas, të premten, kur kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në vendet e tyre të punës ata u penguan nga grupe të qytetarëve serbë.

Megjithatë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ai i Zveçanit, Ilir Peci dhe i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nën përcjelljen e forcave policore arritën të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Gjatë asaj periudhe kohore pati përplasje të Policinë e Kosovës me grupet e qytetarëve serbë, të cilët ia hodhën flakën të paktën një veture të policisë dhe dëmtuan disa të tjera.

Po ashtu, nga përplasja me këto grupe, u lënduan edhe pesë policë.

Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave
Lexo po ashtu Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën, ndërkaq gjatë tubimit të serbëve janë dëgjuar edhe të shtëna.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vetura e dëmtuar e Policisë nga protestuesit serbë

Ndryshe, kryeministri i vendit sot iu është drejtuar qytetarëve, gjersa theksoi se shkuarja në vendin e punës do të duhej të ishte gjëja më normale.

Ai tha se rrugët për në veri janë të lira, ndërsa tha se kupton shqetësimin e partnerëve, por çdo opsion tjetër do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj, do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës dhe do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori