LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2010 mbi 1300 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore

Nga viti 2010 mbi 1300 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë prezantuar raportin “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Sipas këtij raporti, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vend nga viti 2010 e deri në vitin 2019 ka shënuar rënie për mbi 21%.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 1317 persona, kurse mbi 536 mijë persona kanë pësuar lëndime.


Ai tha se si ministri do bëjnë identifikimin e rrugëve më të rrezikshme dhe “pikave të zeza” në trafikun rrugor me qëllim që të ketë reagim më të shpejt.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1317 persona dhe janë lënduar mbi 536 mijë persona, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe dhimbje të pallogaritshme për të afërmit dhe viktimat… Shpejt do të bëjmë rishikimin e strategjisë rrugore 2016-2020 apo draftimin e strategjisë së re sepse strategjia aktuale ka një plan të veprimit të skaduar”, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu tha se ngritja e sigurisë në rrugë ka avancuar nga viti në vit, por që gjithmonë duhet të shtohet kujdesi institucional karshi këtij shqetësimi.

Sipas Veliut, gjatë vitit 2018-2019 numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rritje për 2.9 për qind.

“Siguria në rrugë ende kërkon vëmendje të shtuar të institucioneve tona relevante. Gjendja e sigurisë rrugore për periudhën janar-dhjetor 2018-2019 edhe pse ka pasur përmirësime megjithatë në disa elemente ka pasur edhe ngritje të shifrave, vërehet se numri i përgjithshëm i aksidenteve në këtë periudhë kohore ka shënuar ngritje për 2.9 për qind, aksidentet me dëme materiale ka shënuar po ashtu ngritje për 5.6, kurse numri i aksidenteve me lëndime ka shënuar një rënie për fat të mirë prej 1.2 % duke e lënë në nivel të njëjtë numrin e aksidenteve me fatalitet. Numri i kundërvajtjeve ka shënuar rritje për 11.4 për qind”, tha Veliu.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaroi se policia me qëllim të rritjes së efikasitet në planin zhvillimor 2016-2020 sigurinë rrugore e ka renditur si objektivin numër një.

Ndonëse sipas tij gjendja në trafik është më e mirë tani sesa vitet e mëhershme.

“Numri i kundërvajtjeve të shqiptuara që janë paraparë pikë negative në total pra në vitin 2018-19, është 32 mijë e 962, kurse ndalimi i ngasjes së motorëve motorik është 13 mijë e 904 dhe normalisht i kemi disa kundërshtime meqenëse qytetarët kanë të drejtë ankese të kundërshtojnë gjatë kësaj periudhe kohore i kemi shqyrtuar 4 mijë e 423 kundërshtime të qytetarëve… 14;’15 Si e kemi gjendjen në trafik, edhe pse është shumë më mirë se në të kaluarën, por nëse i krahasojmë aksidentet fatale në trafik dhe numrin e vrasjeve që e kemi në nivel vendi për një vit atëherë mund të themi se raporti është 5 me 1, 5 aksidente fatale në raport me 1 vrasje në vendin tonë”, tha Qalaj.

Kurse, Fejzullah Mustafa nga Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Rrug tha se është zvogëluar numri i aksidenteve të përgjithshme për 21.11%, ndërsa viti 2012 ka qenë viti me rrezikshmërinë më të lartë.

Gjatë kësaj periudhe numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur në regjionin e Prishtinës me 30 për qind, kurse rrugët urbane janë rrugët më të rrezikshme.

“Në raportin e ‘Dekadës…’ shihet qartë se kemi një zvogëlim të aksidenteve të përgjithshme diku rreth 21.11 për qind krahasuar nga viti 2010 deri në vitin 2019, ku viti më i rrezikshëm dhe më i keqi ka qenë viti 2012 me 19 mijë e 754 aksidente, kurse viti më i mirë ka qenë viti 2018 me 15 mijë e 741. Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi një rritje të vogël për arsye të vetëdijesimit të qytetarëve…viti 2012 ka qenë vit i rrezikshëm sa i përket aksidenteve sepse në vitin 2012 ka filluar importi i automjeteve”, deklaroi Mustafa.

Nënkolonel Jeton Rexhepi i cili është edhe drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër tëPolicisë së Kosovës tha se nga janari deri në qershor të këtij viti ka rënie të të gjitha aksidenteve në Kosovë.

Ai tha se brenda një viti në Kosovë humbin jetën 140 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

“Periudhën e janar-qershor 2020 krahasuar me vitin 2019 kemi rënie të të gjitha aksidenteve qoftë me fatalitet, qoftë me persona të vdekur i kemi 15 persona më pak sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar apo 34%, kemi 760 persona të lënduar më pak apo 16 për qind, dhe kemi 927 aksidente më pak apo 14.2 për qind”, tha ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori