Një ndërtesë kolektive është shkatërruar pjesërisht në njërën prej zonave të banimit në rajonin e Kievit, ku rusët goditën këtë objekt me raketa dhe si pasojë u lënduan dy persona.

Ruslan Kravchenko, kreu ushtarak i administratës ushtarake për rajonin e Kievit ka konfirmuar sulmin ajror rus, transmeton Telegrafi.


2 28

Rrënojat e një raketa kanë shkatërruar një ndërtesë gjashtë katëshe të cilat përfunduan edhe mbi 20 shtëpi. Dritaret dhe tarracat janë shkatërruar, sikurse edhe fasada dhe kulmet.

3 21

Dëme materiale janë raportuar edhe në një pompë derivatesh dhe disa biznese të vogla lokale, e të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman në spitalin më të afërt.

Një video amatore shfaq momentin kur raketa ruse fluturon mbi rajonin e Kievit, e cila disa sekonda më vonë kishte goditur ndërtesën. /Telegrafi/