Patjetër nga sot duhet t’i keni me vete në makinën tuaj pajisjet dimërore, sepse sot (15 nëntor) e deri më 15 mars të vitit të ardhshëm jemi në sezonen dimërore.
Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.
Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.
Shoferi që vozit automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh. Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave.
Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë