LAJMI I FUNDIT:

Nga sot prezervativët në Francë do të jepen falas për të gjithë deri në moshën 25-vjeç

Nga sot prezervativët në Francë do të jepen falas për të gjithë deri në moshën 25-vjeç

Prezervativët për të rinjtë francezë deri në moshën 25 vjeç, tashmë janë falas në të gjitha barnatoret në të gjithë vendin, raporton dpa, duke theksuar se qeveria e presidentit Emmanuel Macron e konsideron atë një masë parandaluese për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Macron e prezantoi planin në fillim të dhjetorit dhe fillimisht ishte menduar për të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç, por pas kritikave u shtri edhe tek të miturit, transmeton Telegrafi.


Masa për kontracepsionin falas, përfshirë pilula dhe spirale, për grat deri në 25 vjeç, ka hyrë në fuqi prej një viti, ndërsa më parë të drejtën e pilulave kontraceptive falas e gëzonin vajzat deri në 18 vjeç.

Me nismën e prezervativëve, Macron synon të zgjidhë problemin e shëndetit seksual tek të rinjtë.

Lidhur me edukimin seksual, Macron tha se Franca nuk ishte shprehur dhe se “realiteti është shumë, shumë larg teorisë”.

“Ne duhet të edukojmë më mirë mësuesit në atë fushë, duhet t’i sensibilizojmë ata përsëri” shtoi presidenti francez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori