LAJMI I FUNDIT:

Nga sot mund të aplikoni për termin në Ambasadën gjermane për viza pune

Nga sot mund të aplikoni për termin në Ambasadën gjermane për viza pune

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.

“Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021.


Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023.

Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID 19 do të jetë sërish i mundur.

Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër COVID 19 do të hapet më 1 korrik 2021.

Më poshtë detajet:

Udhëzime të rëndësishme:

– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyrja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.

– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.

– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.

– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.

Informata më të hollësishme gjeni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori