LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile kërkojnë që LDK të publikojë marrëveshjen me Listën Serbe para votimit të qeverisë

Nga shoqëria civile kërkojnë që LDK të publikojë marrëveshjen me Listën Serbe para votimit të qeverisë

Marrëveshjet për bashkëqeverisje të LDK-së me AAK-në dhe NISMA-n janë bërë publike, por jo ajo edhe me Listën Serbe.

Nga kjo parti janë arsyetuar se marrëveshjet i kanë publikuar vet partnerët e koalicionit të ardhshëm dhe se ajo vet nuk ka publikuar asnjë marrëveshje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë vet i dekretuari për kryeministër Avdullah Hoti.


Mirëpo nga shoqëria civile thonë se publikimi i marrëveshjes LDK-Lista Serbe duhet të bëhet para se qeveria e re të votohet në Kuvend.

“Jo pse duhet të konspirojmë ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe Listës Serbe, por është përgjegjësi ndaj publikut dhe për hir të transparencës është mëse e duhur që sa më parë, domosdo para krijimit të qeverisë të publikohet kjo marrëveshje”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim (D4D).

Tashmë AAK ka publikuar pesë emrat e ministrave të saj në Qeverinë Hoti, përcjell Telegrafi.

NISMA do të ketë dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit por ende nuk ka përcaktuar emrat se kush do të drejtojë këto dikastere./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori