LAJMI I FUNDIT:

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkojnë parandalim dhe ndëshkim të dhunës mbi gazetarët

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkojnë parandalim dhe ndëshkim të dhunës mbi gazetarët

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani sot së bashku me përfaqësues të pesë organizatave civile u takuan me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili gjendet në vizitë dyditore të Maqedonisë.

Ambasadori Greminger, i njoftoi përfaqësuesit e organizatave civile për qëllimet e vizitës së tij të Maqedonisë, të sheh si shteti e ka tejkaluar krizën dhe të informohet për agjendën për reforma të Qeverisë, dhe OSBE është e interesuar për t’i mbështesë ato.


Në takimin me Greminger, Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani foli për sigurinë e gazetarëve dhe për procesin e ndryshimit të ligjeve për mediat. Në Maqedoni ka tendencë të qartë për mosndëshkim të dhunës mbi gazetarëve sepse asnjë dhunues nuk është nxjerrë para drejtësisë, tha Selmani.

Ai shprehi dëshpërimin e tij për rastin kur para dy javëve policia paraburgosi dy gazetarë në stacionin policor për incizim të dyshuar të gjykatësve gjatë shpalljes së vendimeve për rastin “Lagja e trimave”, ndërsa në fakt ato i kanë pyetur për filmimin e policisë para ndërtesës së gjyqit. Kjo është një praktikë e papranueshme, theksoi Selmani dhe shtoi se policia edhe më tutje i trajton gazetarët si njerëz të rrezikshëm të cilëve nuk duhet t’u besohet. Ai u betua se do të tentojë të krijojë mekanizëm institucional për parandalim dhe ndëshkim të dhunës mbi gazetarëve, dhe ShGM është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet.

Në lidhje me ndryshimet e ligjeve mediatike, Selmani tha se debati në vend se të përmirësojë tekstin e ligjit, ai përkundër, është duke u keqësuar. Për ShGM është e papranueshme ideja e Qeverisë për të rregulluar përmbajtjet mediatike.

Kjo është në kundërshtim me praktikat më të mira në demokracitë evropiane, tha Selmani. Ai tha se vendosja e dënimeve për mënyrën e raportimit të gazetarëve tregon se Qeveria dëshiron të mbajë rolin e redaktorit kryesor të mediave. Sipas tij, Qeveria deri më tani nuk ka treguar dëshirë për debat të vërtetë me argumente rreth modelit të financimit të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Nëse Qeveria paraprakisht di se për RTVM-në duhet të ndahen vetëm 0.7 për qind nga buxheti i shtetit, atëherë për çka shërben debati për ligjin, pyeti Selmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori