LAJMI I FUNDIT:

Nga shitësi i çajit në model: Njihuni me djaloshin i cili nga shkrepja e një fotografie u bë i famshëm (Foto/Video)

Nga shitësi i çajit në model: Njihuni me djaloshin i cili nga shkrepja e një fotografie u bë i famshëm (Foto/Video)

Arshad Kan-it i ka ndryshuar tërësisht jeta brenda një nate. Një fotografi e shkrepur gjatë orarit të punës si shitës i çajit në Pakistan, e ka bërë atë të fitoj epitetin e njeriut të famshëm.

18-vjeçari me sy ngjyrë qielli ishte duke fituar kafshën e gojës duke punuar në tregun e Islamabadit, ku fotografja e famshme Haveria Ali e fotografoi, transmeton Telegrafi.


2

Por që nga ajo shkrepje, mijëra njerëz në Twitter e kanë shpërndarë fotografinë e saj, duke i lënë gojëhapur shumë njerëz me ngjyrën unike të syve.

Disa ditë më vonë, Arshad realizoi fushatën e tij të parë si model. Ai tani thotë se gëzon famë dhe se është shumë i lumtur për këtë fakt.

“Shumë femra më kanë thënë se kam sy shumë të bukur. Që kur fotografia ime u bë virale, e kam kuptuar se jam bërë i famshëm”, thotë me modesti Arshad.

3

Gjatë një interviste dhënë një televizioni, Ashad ka pranuar se një ditë pas publikimit të fotografisë së tij, e kanë vizituar mbi 50 femra.

Ai thotë se dëshiron të luaj edhe në filma, dhe të jetë i famshëm sikurse aktori i famshëm indian, Sha Ruk Khan që konsiderohet si mbreti i Bollywood-it. /Telegrafi/