Nga QKUK thonë se dy të miturit janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Nga vetaksidenti i cili ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, dy të miturit janë të ngjendje të rëndë shëndetore.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur drejtori Emergjencës Naser Syla, i cili tha se janë kryer ekzaminimet e nevojshme si dhe konsultat.
Por siç theksoi Syla të miturit kanë politrauma të rëndë dhe trajtimi do të vazhdojë në Mjekësinë Intensive Qëndrore (MIQ).
“Të dy janë në emergjencë në gjendje shumë të rëndë. Janë kryer ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme. Kanë politrauma të rënda, trajtimi do të vazhdoj në MIQ”, tha Syla.
Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se vetaksidenti ka ndodhur nga humbja e kontrollit të veturës e cila ka goditur një shtyllë betoni. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































