LAJMI I FUNDIT:

Nga puthjet nën ujë e deri te pozat afër llavës së vullkanit – imazhet e veçanta të çifteve (Foto)

Nga puthjet nën ujë e deri te pozat afër llavës së vullkanit – imazhet e veçanta të çifteve (Foto)

Dasma konsiderohet si dita më e lumtur e një çifti, dhe për këtë bëhen plane të ndryshme shumë muaj para kësaj date të rëndësishme.

E në listën e planeve sigurisht se figuron edhe fotosesioni në vende të veçanta që të rinjtë në mbarë botën po i japin rëndësi të madhe, kjo për faktin se u mbeten kujtim fotografitë për tërë jetën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, disa çifte nuk i ndal as llava e vullkanit apo ndërrimi i unazave nën ujë, e as pozimi në maje të Grand Kanyon e të mbajnë afër vetes ariun.

Më poshtë ju sjellim fotogalerinë e çifteve me fotografitë më të pazakontë, por njëherit shumë të bukura dhe artistike që i kanë realizuar në ditën e dasmës.

Lauren dhe Alexander Michael, kishin ecur katër milje për një natë romantike në afërsi të llavës së vullkanit Kilauea në Havai.
Një çift i paemëruar kanë shpërndarë fotografinë e puthjes nën ujë në plazhin e bukur Playa Del Carmen në Meksikë, të veshur me fustan të nusërisë dhe kostum të shtrenjtë.
Kimberly Weglin dhe Ryan Jenks u martuan mbi një rrjet në qindra metra lartësi në Moab të Utah, SHBA.
Sarah dhe Joseph Stewart nga Georgia, puthen nën balonën që fluturon me ajër të nxehtë. Ata janë vetëm një nga shumë çifte që kanë shpërndarë fotografitë e tyre një ditë para ditës së të dashuruarve (Shën Valentin).
Tara dhe Brad Waugh kanë sfiduar temperaturat e ulëta në Colorado, ku nuk u pengoi sasia e madhe e borës që të pozojnë para objektivit të aparatit të veshur me kostum dhe fustan nusërie.
Denis dhe Nelya nga Moska, kishte ftuar një mysafir të pazakontë në ceremoninë e tyre martesore – një ari që qëndroi pranë tyre derisa dyshja po ndërronin unazat.
Waybe dhe Amanda nga Tajvani nuk kishin hezituar që të pozojnë në majën e një kodre, në 3,700 metra lartësi mbidetare në Rinjani të Indonezisë.
Melissa Kornexl qëndron e varur në një kodër ku njërën dorë ia mbante partneri. Fotografia artistike është shkrepur në New Hampshire.
Një çift tjetër i paemëruar është fotografuar nën ujin e kristaltë të plazhit Playa Del Carmen në Meksikë.
Wang Jian është martuar me nusen e tij në pjesën qytetin kinez Hebei në vitin 2011. Ai kishte shkuar për të marrë nusen me kranin 70 tonësh.
Tim dhe Kylie Healy janë fotografuar në majën e kodrës së njohur si “Tongue”. Ajo është shkrepur në Trolltunga të Norvegjisë gjatë vitit 2017.
Çifti i paemëruar puthen pas ujëvarës, kurse fotografia shfaq bukuri të rralla natyrore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori