Leonardo DiCaprio dhe Tobey Maguire shijuan një zhytje në ujërat e Saint Tropez, në shoqërinë e disa bukurosheve.

Fituesi i “Oscar”, 48 vjeç, po argëtohej në diell në një jaht përkrah yllit të “Spiderman”, teksa ishin në një arratisje në Rivierën Franceze.


Dyshja - të cilët kanë shijuar verën e nxehtë në brigjet franceze gjatë javës së kaluar - dukeshin në humor të shkëlqyeshëm ndërsa kalonin kohë me shoqërueset e tyre magjepsëse.

73482493 12324891 Good times Hollywood stars Leonardo DiCaprio and Tobey Maguire e m 56 1689964705529 Foto: MEGA

Ylli i Hollywoodit u shfaq me një palë pantallona të shkurtra blu dhe me disa aksesorë ari rreth qafës.

Ndërkohë Tobey zgjodhi rroba banje marine dhe një kapelë të përshtatshme me nuanca të zeza.

73482417 12324891 Holiday The Oscar winner was joined by his pal Tobey Maguire as  m 48 1689964933058 Foto: MEGA

Dyshja dukeshin të relaksuar vetëm një ditë pasi u panë në 'Club 55' të Saint-Tropez.

Leonardo u fotografua duke biseduar me miqtë e tij në varkë, ndonëse nuk bëhet e ditur se me kë gjegjësisht ishte.

73482469 12324891 image a 59 1689962945909 Foto: MEGA

I njëjti kohëve të fundit shpesh është parë në shoqëri të Maya Jama dhe Neelam Gill.

Modelet e famshme u komentuan vazhdimisht nga tabloidet ndërkombëtare për një lidhje me DiCaprion. /Telegrafi/

73484405 12324891 image a 54 1689965063999 Foto: MEGA

73482491 12324891 image a 64 1689963270360 Foto: MEGA