Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qeveria shqiptare e ka vënë fokusin në investimet në energji dhe infrastrukturë, si dy nga shtyllat kryesore që i japin hov zhvillimit ekonomik dhe turizmit në vend.
Gjatë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Balluku prezantoi projektet në zbatim.
Sipas ministres Balluku, Porti i ri në Porto Romano, Durrës, ndërtimi i aeroportit të Vlorës, korridori Blu që lidh Kroacinë me Greqinë nëpërmjet Shqipërisë, si dhe termocentali me gaz të lëngshëm natyror në Vlorë që do të jetë zgjidhje, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet fqinje, apo vende të tjera që po përballen me një problem të madh me gazin rus, janë disa nga projektet që po zbatohen në vend.
“Shqipëria prodhon energji 100% të ripërtërishme, 99% prodhohet nga hidrocentralet. Ajo që po bëjmë tashmë është diversifikimi i burimeve tona, që janë parqet diellore apo edhe mullinjtë e erës. Por po punojmë fort për të krijuar burime energjetike të besueshme në kontrollin tonë, duke pasur parasysh se burimet e ripërtërishme nuk janë në kontrollin e njeriut”, deklaroi Balluku.
Ministrja theksoi në paketën e energjisë po hidhen hapa shumë të rëndësishëm përpara. “Jemi të angazhuar, jo vetëm të respektojmë agjendën e gjelbër, por dhe të krijojmë siguri”, tha ajo.
Lidhur me infrastrukturën, Balluku u shpreh se Shqipëria po rritet dita-ditës dhe se zhvillimi i infrastrukturës është në një moment dinamik.
“Kemi nisur të transformojmë sektorin e aviacionit civil duke siguruar në fund të 2024 të kemi tri aeroporte ndërkombëtare nga 1 që kishim deri në 2021-shin. Një prej aroporteve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor ka nisur të ndërtohet në zonën e Vlorës në jug të Shqipërisë, i cili synon të jetë aeroporti që do t’u ofrojë shërbime fluturimeve përtej oqeanit, që nuk është diçka që bëhet në rajon, as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Vlora do ta ofrojë këtë. Në një pistë prej 3.2 km vlora do të mund të presë fluturimet nga përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se ka nisur procedura e tenderit për korridorin Blu që lidh Kroacinë me Greqinë.
“Infrastruktura është një nga shtylalt kryesore të ekonomisë dhe ne po japim rezultate çdo ditë nga kantieret e ndërtimit që kanë nisur prej kohesh dhe synojmë të hapim e zhvillojmë projekte të tjera të reja që do të ndihmojnë turizmin”, u shpreh ministrja.
Ministrja Balluku teksa fton investitortë holadezë të vijnë në Shqipëri, prezantoi edhe dy kompanitë holandeze që tashmë operojnë në vendin tonë, SHELL-in dhe Royal Haskoning. Bashkëpunimin me të dy këto kompani, ajo e cilësoi si mjaft të suksesshëm.
“Një nga kompanitë e mëdha holandeze, SHELL po punon në Shqipëri prej disa kohësh dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh. Është e sigurtë që Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do të prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte”, theksoi Balluku.
Ndërsa kompania Royal Haskoning që projektoi Portin e ri tregtar e ushtarak në Porto Romano, sipas Ballukut, konkurroi në një sfidë të madhe ndërkombëtare me 40 kompani të tjera europiane, duke kaluar përmes një procesi transparent dhe e fitoi këtë proces
“Ne vlerësuam përvojën dhe frymën e shkëlqyer të ekipti të Roya Haskoning dhe natyrisht vlerësuam edhe ofertën më të mirë ekonomike. Kanë 8 muaj që punojnë me ne dhe po realizojnë një projekt të madh që është Porti i ri në Porto Romano e që do të ndryshojë një herë e mirë të gjithë sektorin detar në të gjithë Ballkanin, jo vetëm në Shqipër”, tha Balluku.
Sipas saj, të njëjtën rrugë ka kaluar me SHELL.
“Prej shumë vitesh bashkëpunojmë ngushtë, sepse ata po zbatojnë tri kontrata të mëdha që shumë herë duhen ndryshuar dhe gjithnjë e bëjmë duke hapur debate dhe bisedime konstruktive dhe kemi arritur të plotësojmë kërkesat e kompanisë përmes bërjes së transaprencës edhe në kuadër të legjislacionit shqiptar”, bëri të ditur Balluku. /ATSH/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Mediumi serb: Shuplakë dhe sharje për njerëzit e Vuçiqit, ai nuk ka më kontroll absolut mbi serbët në Kosovë

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare