Nga Payet te Farfan: Zyrtarizimet më të rëndësishme të vikendit (Foto)

Është çështje orësh që afati kalimtar i janarit të mbyllet, kështu që në fundjavë u realizuan disa transferime të mira.
Edhe pse klubet ishin të angazhuar me takimet e tyre në liga, kjo nuk i ndali të bëjnë lëvizjet finale, transmeton Telegrafi.
Transferimi më i rëndësishëm në dy ditët e kaluara ishte Dimitri Payet nga West Hami te Marseille, ndërsa më poshtë keni edhe disa tjera:
Marseille ka nënshkruar me Dimitri Payet nga West Hami për 25 milionë euro
Bojan Krkic u huazua te Mainz nga Stoke City
Clement Grenier huazohet te Roma nga Lyon deri në fund të sezonit
Fiorentina ka kompletuar huazimin e Riccardo Saponara nga Empoli
QPR ka transferuar Sean Goss nga Manchester Unitedi
Jefferson Farfan transferohet te Lokomotiva e Moskës

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































