LAJMI I FUNDIT:

Nga Pal Lekaj te Gani Krasniqi – 52 deputetët që shpenzuan mijëra euro për udhëtime gjatë vitit 2021

Nga Pal Lekaj te Gani Krasniqi – 52 deputetët që shpenzuan mijëra euro për udhëtime gjatë vitit 2021

Kuvendi i Kosovës ka bërë sot publike të gjitha shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.


“Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione”, thuhej në njoftim.

Publikohet lista e plotë e shpenzimeve të deputetëve për udhëtime
Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e shpenzimeve të deputetëve për udhëtime

Në bazë të listës që është bërë publike, për periudhën janar-dhjetor 2021, deputeti i cili shpenzoi më së shumti është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili ka harxhuar plot 2 mijë e 790 euro, shkruan Telegrafi.

Pas tij e dyta renditet deputetja Duda Balje me 2 mijë e 730 euro. E treta ndonëse është për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës, është deputetja e LVV-së Yllza Hoti me plot 2 mijë e 430 euro.

Pas saj renditet deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi me 2 mijë e 370 euro dhe e pesta në renditje me shpenzime më të mëdha është deputetja nga komunitetet Fidan Jilta me 2 mijë e 220 euro.

Në total të gjithë deputetët e legjislaturës së tetë kanë shpenzuar 100 mijë e 530 euro.

Telegrafi më poshtë ua sjell listën e 52 deputetëve të cilët brenda vitit 2021 kanë shpenzuar më shumë se një mijë euro për udhëtime. Renditja në këtë listë është bërë për nga numri më i lartë i shumës së shpenzuar:

1. Pal Lekaj (AAK) 2,790
2. Duda Balje (MULTIETNIK) 2,730
3. Yllza Hoti (LVV) 2,430
4. Albana Bytyqi (AAK) 2,370
5. Fidan Jilta (MULTIETNIK) 2,220
6. Erxhan Galushi (MULTIETNIK) 2,100
7. Arta Bajralija (LVV) 2,040
8. Time Kadrijaj (AAK) 1,950
9. Arbër Rexhaj (LVV) 1,920
10. Fatmire Kollçaku (LVV) 1,890
11. Hajdar Beqa (PDK) 1,860
12. Agon Batusha (LVV) 1,800
13. Armend Zemaj (LDK) 1,800
14. Mirlinda Sadiku (LVV) 1,800
15. Samra Ilijazi (MULTIETNIK) 1,800
16. Mirsad Shkreta (LVV) 1,770
17. Haxhi Abdyli (LVV) 1,740
18. Jahja Kokaj (LVV) 1,740
19. Artan Abrashi (LVV) 1,710
20. Bahrim Shabani (VAKAT) 1,710
21. Gramos Agusholli (LVV) 1,710
22. Nijazi Isaku (LVV) 1,650
23. Fridon Lala (MULTIETNIK) 1,590
24. Marigona Geci (LDK) 1,530
25. Labinotë Demi- Murtezi (LVV) 1,450
26. Blerta Deliu-Kodra (PDK) 1,440
27. Enis Kervan (MULTIETNIK) 1,440
28. Arbreshë Kryeziu-Hyseni (LVV) 1,420
29. Mergim Lushtaku (PDK) 1,420
30. Enver Haliti (LVV) 1,360
31. Valentina Bunjaku-Rexhepi (LDK) 1,300
32. Ardian Gola (LVV) 1,260
33. Dimal Basha (LVV) 1,260
34. Milazim Salijaj (LVV) 1,260
35. Alban Bajrami (LVV) 1,240.
36. Fitim Haziri (LVV) 1,240
37. Burim Meta (LVV) 1,200
38. Drita Millaku (LVV) 1,200
39. Elmi Reçica (PDK) 1,200
40. Ekrem Mustafa (LVV) 1,180
41. Valon Ramadani (LVV) 1,180
42. Anton Quni (LDK) 1,080
43. Arjeta Fejza (LVV) 1,080
44. Floretë Zejnullahu (PDK) 1,080
45. Branislav Nikoliq (LS) 1,050
46. Arjeta Rexhepi (LVV) 1,040
47. Milosh Perovic (LISTA SERBE) 1,040
48. Verica Çeraniq (LISTA SERBE) 1,040
49. Fadil Nura (PDK) 1,020
50. Jetmire Vrenezi (LVV) 1,020
51. Shqipe Metaj-Isufi (LVV) 1,020
52. Gani Krasniqi (LVV) 1,000. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori