Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është treguar gjithmonë krenare me vendin e saj.

Ndonëse është rritur në Londër, ajo ka treguar gjithmonë me krenari në intervistat e saj se origjinën e ka nga Kosova dhe se është lindur në Prishtinë.


Pavarësisht jeton në kryeytetin anglez prej moshës një vjeçare, shtëpia e Rita Orës karakterizohet me elemente të ndryshme tradicionale shqiptare.

GettyImages 1224073131 1

Ka qenë e ëma e këngëtares, Vera Ora, ajo e cila përmes një videoje të publikuar në InstaStory ka treguar një ndër këndet më të veçanta të shtëpisë së familjes Sahatçiu.

Familja ka në shtëpinë e tyre një kënd të veçantë, ku është e vendosur një karrige speciale për Ritën, mbi të cilën shkruhet “Unë bëra historinë”.

IMG 7571 e1590250928893

Pranë saj gjendet një dollap ku janë të ekspozuara mirënjohjet që Rita Ora ka marrë në Kosovë, si okarina dhuratë nga ish-Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, në vitin 2012.

IMG 7572 e1590250961740

Hyjnesha në fron që njihet si simbol i Prishtinës është gjithashtu pjesë e këtij këndi të veçantë të familjes Sahatçiu (Ora).

Aty nuk mungon edhe libri “Portrete të Skënderbeut” të autorit Luan Tashu dhe harta e Kosovës me gru mineralë nga Trepça.

IMG 7574 e1590250996960

Ky dollap ka një shkrim në pjesën e poshtme ku shkruhet: “E lindur në Kosovë, por e bërë në Londër”, referuar kështu yllit shqiptar me prejardhje nga Kosova.

Rita Ora është shpallur ambasadore nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015 nga Ish-Presidentja e atëhershme e shtetit, Atifete Jahjaga.

Ajo ka performuar si e ftuar speciale në koncertin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë më 28 nëntor 2012, dhe në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë më 17 shkurt 2018. /Telegrafi/

rr