LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për tentim vrasje në Pejë

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për tentim vrasje në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë kë bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurve V.K dhe A.U.

Sipas njoftimit për media i pandehuri V.K me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta këtu të dëmtuarin A.U, me këtë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit tjetër dhe të kalimtarëve të tjerë që ishin në rrugë, në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme që kanë pasur, ditën kritike i pandehuri së bashku me të dyshuarin L.K, me veturën e tyre kanë shkuar për t’u takuar me të dëmtuarin i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, këtu i pandehuri me të shpejtë del nga vetura e tij dhe shtënë tri herë në drejtim të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo nuk ka pasur mundësi ta godasë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Plagosja në Pejë, policia arreston një të dyshuar
Lexo po ashtu Plagosja në Pejë, policia arreston një të dyshuar

Me këto veprime i pandehuri V.K dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.


Në njoftim thuhet se i pandehuri A.U me datë 10.09.2019, rreth orës 13:10, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin K.K, në atë mënyrë që të njëjtën ditë pikërisht në vendin dhe mënyrën e përshkruar si më lartë ka qenë i sulmuar me armë nga i pandehuri V.K i cili së bashku me të dyshuarin tjetër janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe rrugës kanë vërejtur të dëmtuarin K.K, i cili është i afërm i të pandehurit V.K, me të vërejtur të dëmtuarin, i pandehuri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës K.K duke e plagosur në këmbën e majtë, i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Të pandehurve V.K dhe A.U iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori