Personat e famshëm gjithnjë e më shumë sigurojnë pjesë të trupit dhe janë të gatshëm të ndajnë shuma të mëdha parash. 

Prandaj, këmbët më të shtrenjta janë të këngëtares Mariah Carey, e cila i ka siguruar ato për një miliard dollarë.


0407 mariah carey legs vegas show getty 4 e1509045748612

Këngëtarja amerikane pasohet prej koleges, Taylor Swift dhe modeles, Heidi Klum.

Taylor ndau 40 milionë dollarë ndërsa Klum ka siguruar pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht për njërën këmbë ka ndarë një milion dollarë dhe për tjetrën në 1,2 milion dollarë.

American Music Awards Red Carpet 05 e1509045937927

Sa i përket të pasmeve, dihet se gjigante i ka këngëtarja amerikano-latine Jennifer Lopez, e cila vendosi t’i sigurojë ato me 27 milionë dollarë pas rrëzimit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Akademisë Muzikore Amerikane”.

jennifer lopez

Gjithashtu edhe këngëtarja Beyonce siguroi të pasmet me dy milionë dollarë.

Me numrin e njëjtë të shumës si Beyonce, ‘mbretëresha’ e Pop-it, Madonna, e cila siguroi gjinjtë ndërsa aktorja Julia Roberts siguroi gojën me “buzëqeshjen e shkëlqyer” për 30 milionë dollarë. /Telegrafi/

bedfbe8c6916d8b4032a83569b59cfb0