Në momentin që shënoi golin ndaj Manchester Unitedit mbrëmë, Mohamed Salah e hoqi fanellën e tij për të festuar.

Gjatë kohës sa festonte, kemi arritur të shohim një trup tejet të formësuar të egjiptianit, që mund t’u ketë befasuar edhe ju.


Salah më parë kishte një fizik të dobët dhe muskujt e tij nuk vëreheshin shumë, por me kalimin e viteve, ai ka arritur të ndërtojë një fizik të mrekullueshëm.

NINTCHDBPICT000555656271

27-vjeçari në kohën kur ishte te Chelsea ishte shumë i plogësht dhe Jose Mourinho e kishte lejuar atë të kalonte te Fiorentina e më pas te Roma.

Nga aty, egjiptiani ka punuar shumë me trupin e tij dhe tani te Liverpooli mund të vërehen qartë muskujt në stomakun e tij.

NINTCHDBPICT000555638226

Puna e tij në palestër ka dhënë rezultatet e para dhe tani Salah mund të hyjë në duele me lojtarë kundërshtarë pa pasur ndonjë problem.

Anëtari i skuadrës angleze nganjëherë na dhuron nga një foto nga palestra dhe mund të shohim qartë se si ka ndryshuar trupi i tij nga koha kur ishte te The Blues e deri te Liverpooli. /Telegrafi/

salah 1

NINTCHDBPICT000555479025 e1579521095884

NINTCHDBPICT000555476736 1 e1579522082265

https://twitter.com/firmihoe/status/1218963940610199552

telegrafi sport app