Në Shqipërinë e sotme të shkalafendur që me shpirt nëpër dhëmbë e me një ekzistencë të pikëllueshme aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ndodhi më në fund mrekullia: personazhi Edi Rama, ende kryeministër, konceptoi dhe realizoi një përplasje të ulët me Francën, kontribuesen kryesore të fondit prej njëqind milionë eurosh që Bashkimi Evropian ia jep çdo vit shtetit shqiptar.
Sigurisht që nuk i duhet vënë fare vesh thashethemnajës sipas së cilës kjo dalldisje mund të shpjegohet vetëm me ndonjë efekt anësor të vaksinës (apo fucksinës?) antikovid të cilën personazhi Edi Rama, ende kryeministër, e bëri publikisht duke u treguar shqiptarëve, me një bujë gati foshnjarake, se ai bën atë që di dhe di atë që bën, por duke e fshehur prejardhjen e vaksinës (apo fucksinës?) në fjalë.
Nga ana tjetër, dy nga miqtë e mi analistë thellësisht kërkues, Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, të cilët e kanë shumë qejf personazhin Edi Rama ende kryeministër, janë seriozisht të mendimit që fajin, apo më saktë përgjegjësinë për përplasjen e lartpërmendur, e ka dhe duhet patjetër ta mbajë vetë Franca! “Si mund të bëhet një pohim i tillë?”, do të hidhet e të shprehet shumëkush me zemëratë të sinqertë.
Mjerisht, diçka më shtyn edhe mua, që kam kaluar vitet të tëra në Paris për të studiuar e për t’u diplomuar në Universitetin e Sorbonës, që e konsideroj Francën si atdheun tim të dytë, të jem i të njëjtit mendim pavarësisht se pohimi i dy miqve të mi mund të duket krejt paradoksal. Sidoqoftë, o lexuese dhe lexues të vëmendshëm e të paanshëm të kësaj rubrike të përjavshme, lërmëni të shpjegohem:
Fakti është që personazhi Edi Rama, ende kryeministër, para shumë e shumë vitesh ka ndenjur disa kohë në Francë me shpresën, siç u tha atëherë, për t’u vendosur përfundimisht atje me qëllim që të mahniste Parisin me pikturat e tij. Mirëpo, ngjarjet rrodhën ndryshe: Kryeministri i atëhershëm, Fatos Nanoja, e joshi atë duke i propozuar postin e ministrit të Kulturës dhe, kësisoj, personazhi Edi Rama, i brumosur deri-diku me kulturë franceze dhe njohës deri-diku i letërsisë e i historisë së Francës, u kthye në atdheun e vet të gjorë që mezi po e priste, për të ngjitur triumfalisht shkallët e hierarkisë së pushtetit, fillimisht pra si ministër Kulture, pastaj si kryebashkiak i kryeqytetit, mandej si kryetar i Partisë Socialiste dhe sot, prej gati tetë vjetësh, si kryetar qeverie, si mbret, si car, madje thuajse si kryecar i Shqipërisë! Mirëpo, ajo çka ai mësoi nga historia e Francës, madje e Francës së shekullit XVII, janë ndër të tjera dy thënie që i vishen mbretit të saj, Luigjit XIV: “L’Etat, c’est moi” (Shteti jam unë!) dhe “Après moi, le déluge!” (Pas meje, u bëftë kiameti!) të cilat, si batuta që janë, i përshtaten për bukuri mënyrës se si personazhi Edi Rama, ende kryeministër e thuajse kryecar, po e qeveris duke u kapardisur shtetin e shastisur shqiptar.
U kërkoj ndjesë lexueseve dhe lexuesve të mi që u rikujtova këto dy thënie, sepse i kam përmendur ato jo më larg se të dielën, veçse sot dua të përmend edhe Robespjerin, njërin nga udhëheqësit më gjakatarë të Revolucionit Francez të vitit 1789, të cilit, sipas filozofit francez Michel Onfray, jistoria i ka faturuar tashmë 100 mijë viktima të masakruara ose të ekzekutuara, pa përfshirë rreth 17 mijë kokëprerë në gijotinë, nga të cilët 2 500 në Paris, rreth 25 mijë të pushkatuar, gati 35 mijë viktima në krahinën e Vandesë, rreth 7 000 të mbytur në grykëderdhjen e lumit Luarë në Nantë.
Ky autor nënvizon madje adhurimin që ushqenin për Robespjerin, veçanërisht diktatorët e majtë – si “Lenini, Stalini, Mao Ce Duni dhe disa të tjerë të të njëjtit kallëp”. Të të njëjtit kallëp… ashtu si diktatori ynë Hoxha, ashtu me gjasë si ndonjë tjetër midis nesh… Vërtet, a njihni ju ndonjë tjetër, të nderuara lexuese e lexues të nderuar të këtyre rreshtave?
Sidoqoftë, e kam përmendur e nuk do të resht së përmenduri Luigjin XIV, por edhe Robespjerin duke ditur se sindroma e Hubrisit, pra sëmundja e pushtetit, i kap gati pa përjashtim të gjithë ata që ngjiten në majë të tij, se nga kjo sëmundje vuan, me shumë gjasë, pa asnjë mundësi shërimi, madje as përmirësimi, edhe vetë Edi Rama, ende kryeministër e thuajse kryecar i një vendi që lëngon nën thundrën e tij në formë zemre për disa, por thundër gjithsesi, thundër që, si përkufizim, ka për funksion shtypjen, vetëm shtypjen, gjithmonë shtypjen për aq kohë sa ai shpreson e ëndërron të rrijë gati përjetësisht në pushtet! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert