Grupi Ndërkombëtar për Kriza i njohur ndryshe si International Crisis Group ka publikuar raportin më të fundit sa i përket vendeve që rrezikohen nga konfliktet vdekjeprurëse apo për eskalim të situatës dhe rritjes së dhunës.
Sipas ICG, në këto situata, veprimet e hershme, të nxitura ose të mbështetura nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, mund të gjenerojnë perspektiva më të forta për paqen, transmeton Telegrafi.
Në mesin e dhjetë vendeve ku përmendet situata e tensionuar dhe konfliktet e mundshme janë Afganistani, Egjipti, Izraeli-Palestina, Kosova-Serbia, Saheli, Somalia, Filipinet, Ukraina dhe Venezuela.
Në raport theksohen tensionet e krijuara në veri të Kosovës që nga viti 2021, në katër komunat që janë të banuara kryesisht me shumicë serbe.
Për të lehtësuar një dinamikë më të mirë ndërmjet Kosovës dhe popullsisë serbe, sipas International Crisis Group, BE-ja duhet të “inkurajon Prishtinën që të rifokusojë policinë në komunat veriore në përmbushjen e nevojave të komunitetit.
“Prishtina duhet të dërgojë më shumë policë serbisht-folës në rajon dhe të angazhohet për të përmirësuar marrëdhëniet me banorët:, u tha nga ICG.
“Të punojnë për të siguruar që të plotësohen nevojat e pakicës serbe në veri të Kosovës, veçanërisht në punësim, kujdes shëndetësor dhe shkollim. Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda kornizës për autonomi të pjesshme që ka qenë në diskutim për komunat me shumicë serbe (të cilat serbët i quajnë “komunitet” dhe kosovarët “asociacion”), atëherë BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i bëjnë presion partive që të zhvillojnë mënyra alternative për të arritur të njëjtin qëllim”, thuhet ndër tjera.
Gjithashtu theksohet se Prishtina duhet inkurajuar që të zbusë masat e saj të ashpra të sigurisë në veri, duke përfshirë tërheqjen e njësive speciale të policisë, duke premtuar lehtësim nga sanksionet dhe masa më të vogla në këmbim.
Ti bëhet presion Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht në përpjekjet, duke përfshirë ato të KFOR-it, forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë, për të mbyllur kufirin ndaj kontrabandës së armëve dhe për të gjetur armët e rënda që i ka furnizuar paraushtarakët serbë të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit