Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektet kryesore në vend që do të nisin së shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore.

Nisja e punës në terren në të tre lotet e Korridorit Blu: Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier; ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, pjesë e Korridorit VIII për lotin e parë të të cilit tashmë ka nisur puna, edhe një sërë aksesh të tjera në të gjithë vendin janë objektivi i qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës.

Ministrja Balluku solli në vëmendje gjithashtu edhe projektin për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit.

“Do kemi projektin e plotë për Bypassin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE”, theksoi Balluku. Një tjetër projekt, për të cilin pritet të hapet gara brenda vitit 2023, është edhe aksi Berat-Ballaban, një aks që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës dhe që pritet ti jap një zhvillim agroturizimit në zonën që përshkruan”, tha ajo.

Reklama
Reklama

“Po kështu, gjatë vitit 2023 do të ndërhyhet edhe për eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore të vendit. Një ndërhyrje që do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe që synon të rrisë sigurinë rrugore në vend”, tha ajo. /Telegrafi/