Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka një listë të rëndësishme blerjesh të nëntë lojtarëve që dëshiron të nënshkruajë me ta gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht një fitoreje të madhe me rezultat 7-0 ndaj Manchester United në fundjavë, Klopp dëshiron revolucion pas mbylljes së sezonit.


Gjermani është i vetëdijshëm se paraqitjet nuk kanë qenë mjaft të mira këtë sezon në tërësi, që do të thotë se shumë lojtarë mund të vijnë në Anfield.

klopp 3

Sipas mediumit Sky Germany, janë nëntë lojtarë në listën e blerjeve që Klopp dhe drejtuesit e Reds kanë etiketuar.

Këto dëshira përfshijnë yllin e RB Leipzig, Josko Gvardiol, Evan N'Dicka (Eintracht Frankfurt) dhe Jurrien Timber (Ajax), të cilët synohen për përforcimin e mbrojtjes.

Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Edson Alvarez (Ajax), Ismael Bennacer (AC Milan), Ruben Neves (Wolves), Youri Tielemans (Leicester City) dhe Nicolo Barella (Inter) që duan për përforcimin e mesfushës.

Klubi e sheh nënshkrimin e një mesfushori qendror dhe një qendërmbrojtës si prioritetet e tyre kryesore në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

telegrafi sport app