LAJMI I FUNDIT:

Nga gëzimi që kanë shpëtuar nga kthetrat e ISIS-it, vajzat e komunitet Yazidi djegin burkat që i kishin detyruar t’i bartin (Video)

Nga gëzimi që kanë shpëtuar nga kthetrat e ISIS-it, vajzat e komunitet Yazidi djegin burkat që i kishin detyruar t’i bartin (Video)

Femrat e komunitetit Yazidi që ishin shitur si skllave seksi janë shpëtuar nga kthetrat e militantëve të ISIS-it, e nga gëzimi i madh ato janë filmuar duke i djegur burkat të cilat janë detyruar t’i bartin gjatë kohës sa ishin të rrethuara nga organizata terroriste “Shteti Islamik” në Siri.

Israa, 20-vjeçe, ka treguar në detaje se si militantët e ISIS-it e kishin dërguar në periferi të Naghouz, nga ku ka arritur të arratiset dhe të dorëzohet tek trupat kurde, transmeton Telegrafi.


Të gëzuara që i kanë shpëtuar ISIS-it, femrat e Yazidi janë parë të rreshtuara duke hequr nga koka burkën dhe duke i vënë zjarrin. E në videon e postuar në rrjetet sociale, Israa ka treguar se si është ndjerë kur për herë të parë e ka vënë burkën në kokë.

“Jam ndjerë sikur po ngufatem. Nuk doja ta vendosja në kokë, por ata më thanë se të gjitha tjerat e bartin”, ka shtuar Israa.

Luftëtarët e ISIS-it kishin sulmuar Yadizidt me të mbërritur në Sinjar të Irakut në gusht të vitit 2014. E derisa shumica e meshkujve janë vrarë e varrosur nëpër varreza masive, thuhet se afro 6,500 femra dhe fëmijët janë kapur dhe shitur për skllav. /Telegrafi/