LAJMI I FUNDIT:

Nga ekspozimi në diell e deri te ushqimet e ëmbla – katër arsyet se përse keni rrudha

Nga ekspozimi në diell e deri te ushqimet e ëmbla – katër arsyet se përse keni rrudha

Zonja, qëndroni larg ushqimeve të ëmbla!

Përderisa lëkura juaj është duke u plakur vazhdimisht, sasitë e tepërta të sheqerit mund t’jua shpejtojnë edhe më shumë këtë proces, transmeton Telegrafi.


Ka disa gjëra në jetën tuaj ditore të cilat e shpejtojnë procesin e plakjes, dhe shpeshherë nuk vërehen menjëherë.

Prandaj ekspertët kanë treguar se cilët janë shkaktarët kryesorë të rrudhave.

Sheqeri

A ju pëlqejnë gjërat e ëmbla? Epo, e vërteta e hidhur është se kur konsumoni shumë sheqer, lëkura futet në një proces të quajtur glication.

Kjo e shkakton trupin të ndalojë të prodhojë proteina si kolagjeni dhe elastini, ku që të dyja e bëjnë lëkurën të duket e re dhe e bukur.

Veç kësaj, sheqeri është agjent dehidratues – që nënkupton se vetëm e dobëson më shumë shëndetin e lëkurës.

Ndotja

Nëse jetoni në një zonë me ajër të ndotur apo jeni duhanpirëse, shanset janë se lëkura juaj vuan nga stresi oksidativ që shkaktohet nga mos balancimi i rrezatimeve të lira – molekula që i dëmtojnë qelizat.

Stresi oksidativ gjithashtu i zvogëlon rreziqet e kolagjenit dhe elastinit në indet e lëkurës.

Rrezet ultravjollcë

Shpeshherë mendohet se gjendja e lëkurës kryesisht ka të bëjë me gjenet, por gjenet e mira nuk nënkuptojnë se ju nuk mund ta dëmtoni ADN-në dhe ta shpejtoni procesin e plakjes.

Dëmi gjenetik, apo mutacioni i ADN-së, kryesisht shkaktohet nga inflamacioni dhe dëmet e rrezeve ultravjollcë.

Përgjatë kohës, rrezet ultravjollcë të diellit i dëmtojnë fibrat e elastinit në lëkurë , e që pastaj e dëmtojnë shëndetin e lëkurës.

Kujdesi ndaj lëkurës

A jeni duke i përdorur produktet e gabuara?

Lëkura nga natyra është acidike, prandaj produktet e gabuara mund ta dëmtojnë atë më shumë. /Telegrafi/