LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna fillon faza e dytë e reformës në arsim në Kamenicë

Nga e hëna fillon faza e dytë e reformës në arsim në Kamenicë

Komuna e Kamenicës nga e hëna do të fillojë fazën e dytë të reformës në arsim në dy shkolla.

Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë për media, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka treguar se nga e hëna do të fillojë faza e dytë e reformës në arsim në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë dhe në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin.


Kryetari Kastrati tha se nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) mësimin do të vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë poashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë. Përderisa sipas tij shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit, thuhet në një njoftim për media.

“Sot po vazhdojmë me fazën e dytë të reformës, ku do të përfshihen këto shkolla, “Rexhep Mala” në Topanicë “Abdullah Krashnica” në Koretin. Poashtu kemi bërë marrëveshje me Komunën e Gjilanit që shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”. Ashtu siç kemi bërë edhe në fazën e parë ku është vendosur që për secilën klasë të jenë nga 20 nxënës, edhe në këtë fazë do të jetë kështu. Kjo fazë do të përfshijë këto shkolla pasi që është numër i vogël i nxënësve për klasë, ku shkolla në Topanicë ka 143 nxënës, ajo në Koretin 308 nxënës, ndërsa në Petrovc 104 nxënës”, ka thënë Kryetari Kastrati.

Ai i bëri thirrje prindërve që t’i bashkohen kësaj reforme pasi që sipas tij kjo është në të mirë të nxënësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori