Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti tashmë trajneri kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.


Në këtë podcast, Nallbani flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët e para si futbollist në Suedi.

Nallbani gjithashtu ka treguar edhe për periudhën e fillimit të karrierës te Besa e Pejës, ku debutoi si 15-vjeçar dhe arriti t’i fitojë tre tituj radhazi.

Tutje, Nallbani ka treguar edhe për një transferim në Hungari, e pastaj edhe për karrierën e gjatë në Superligën e Shqipërisë, ku u bë legjendë e Vllaznisë dhe luajti disa herë edhe në Evropë.

Episodi i plotë me Ilir Nallbanin transmetohet të mërkurën në ora 14:00 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit.

Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist dhe tani trajner i Kosovës U-15 i cili ka shumëçka për të treguar nga karriera e tij e pasur. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app