LAJMI I FUNDIT:

Nga bombardimet ruse, vriten 15 civilë në Idlib

Nga bombardimet ruse, vriten 15 civilë në Idlib

Të paktën 15 civilë, në mesin e tyre katër fëmijë, janë vrarë sot nga një sulm ajror në provincën siriane Idlib, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ka një numër të madh të të plagosurve, të cilët janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratën e Observatorit, raporton AFP.

Sipas Observatorit sulmi është kryer nga aeroplanë rusë, që veprojnë si një mbështetje ndaj qeverisë siriane.


Idlibi kontrollohet nga aleanca opozitare dhe ky rajon është një objektiv i sulmeve të rregullta të forcave siriane dhe aleatëve të tyre rusë.

Pak ditë më parë, në Idlib është kryer sulmi në të cilin besohet të jenë përdorur armë kimike që vranë të paktën 87 persona, për të cilin sulm akuzohet pushteti sirian.