Blutë e Londrës janë kthyer në njërin nga klubet më të mëdha në Evropë.

Klubi i Chelseat përveç trofeve që fiton ka filluar të ketë ngritje edhe në të ardhura dhe simpati nëpër botë.


Në qershor të vitit 2003, klubi i Chelseat u ble nga miliarderi Roman Abramovich për 140 milionë funte.

Klubi që në vitin e parë me Abramovichin bleu lojtarë në vlerë 100 milionë funte, ndërsa trajner ishte Claudio Ranieri.

Pas tij erdhi Jose Mourinho, ndërsa në klub kanë qenë edhe trajnerë të tjerë me emër.

Klubi njihet për blerjen e futbollistëve me emër që nga koha kur miliarderi rus ka ardhur në krye të klubit.

Shumë transferime normalisht që kanë kryer punën, por ka edhe nga ata që kanë dështuar në këtë drejtim.

Më poshtë e gjeni një listë prej 15 emrave të zgjedhur nga goal.com, që kanë dështuar pas ardhjes në Chelsea. /Telegrafi/

#15 Deco

Deco erdhi nga Barcelona nën drejtimin e Luiz Felipe Scolarit. Ai nuk la gjurmë në Angli.

deco

#14 Yossi Benayoun

Yossi Benayoun u ble nga Liverpooli, por zhvilloi vetëm 14 ndeshje, ndërsa për të u paguan 5.5 milionë funte.

Yossi Benayoun

#13 Raul Meireles

Raul Meireles erdhi nga Liverpooli te Chelsea në vitin 2011 për 12 milionë funte.

Raul Meireles

#12 Jose Bosingwa

Jose Bosingwa u bashkua me Chelsean për 16.2 milionë euro nga Porto.

Jose Bosingwa

#11 Yuri Zhirkov

Yuri Zhirkov, Andrey Arshavin, Pavel Pogrebnyak dhe Roman Pavlyuchenko erdhën në Angli nga Rusi, por asnjëri nuk la shenjë.

Yuri Zhirkov

#10 Michy Batshuayi

Michy Batshuayi aktualisht është te Chelsea. Antonio Conte nuk e pëlqen edhe pse për të janë paguar shumë të mëdha parash.

Michy Batshuayi

#9 Juan Cuadrado

Chelsea e mori nga Fiorentina anësorin Juan Cuadrado për 23.3 milionë funte, për ta shitur pastaj te Juventusi.

Juan Cuadrado

#8 Asier del Horno

Asier del Horno njihet për startin e pamëshirshëm që e kishte bërë ndaj Lionel Messit. Ai ishte blerë për 8 milionë euro.

Asier del Horno

#7 Baba Rahman

Chelsea harxhoi 14 milionë funte për ta blerë nga Augsburg. Ai është diku në huazim tani!

Baba Rahman

#6 Shaun Wright-Phillips

Shaun Wright-Phillips erdhi te Chelsea nga Manchester City në vitin 2005 për 21 milionë funte. Ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje.

Shaun Wright Phillips

#5 Khalid Boulahrouz

Khalid Boulahrouz erdhi nga Hamburg, pas paraqitjeve të mira me klubin gjerman. Ai nuk bindi te Chelsea.

Khalid Boulahrouz

#4 Papy Djilobodji

Chelsea e mori Papy Djilobodji për 4 milionë funte nga Nantes në vitin 2015.

Papy Djilobodji

#3 Fernando Torres

Fernando Torres ishte bërë lojtari më i shtrenjtë i blerë në kampionat kur kaloi nga Liverpooli te Chelsea për 50 milionë funte.

Fernando Torres

#2 Mateja Kezman

Pasi Manchester United e bleu Ruud Van Nistelrooy nga PSV, Chelsea kishte vlerë për 19 milionë funte Mataja Kezman. Asnjë gjurmë në Londër.

Mateja Kezman

#1 Andriy Shevchenko

Dështimi më i madh i Chelseat pa dyshim është sulmuesi Andriy Shevchenko që u ble nga Milani për 30 milionë funte. Sulmuesi nuk u gjend mirë në Angli dhe u rikthye përsëri në Serie A.

Andriy Shevchenko

telegrafi sport app