LAJMI I FUNDIT:

Nga AUV informojnë se në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve

Nga AUV informojnë se në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve
An outbreak of bird flu in India in 2008 prompted authorities to temporarily ban the sale of poultry.

Pas rastit të fundit të gripit të shpendëve në shkurt të këtij viti, në Republikën e Maqedonisë deri më tani nuk është konfirmuar prania e kësaj sëmundje, as te shpezët shtëpiake, as te shpezët e egra, thonë nga Agjencia për ushqim dhe vetrinari(AUV).

Pas informacioneve për praninë e gripit të shpezëve në shtetet evropiane dhe të rajonit, AUV e ngriti nivelin e kujdesit.


Mbetet në fuqi obligimi për personat të cilët kujdesen për shpezët të paraqesin rritje të ngordhjeve në tufë dhe raste të dyshimta të ngordhjeve të shpezëve të egra ose shteagtare.

“Më 15 nënton, AUV fillon me zbatimin e akyiviteteve për mbikëqyrje të ‘gripit të shpezëve’ në Maqedoni, që çdo vit realizohet përmes marrjes së gjakut nga shpezët për konfirmimin e pranisë eventuale të gripit të shpezëve”, thonë nga AUV.

Sëmundja më shpesh përhapet përmes shpezëve shtegtare të cilat konsiderohen si rezervuar i saj dhe nga kjo fillimisht infektohen shpezët./Telegrafi/