LAJMI I FUNDIT:

Nga 4-9 nëntor, “Prishtina International Theater Festival”

Nga 4-9 nëntor, “Prishtina International Theater Festival”
Ilustrim

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve. Nga data 4-9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.

Programit garues të këtij edicioni do t’i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB, “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit.

Festivali do të ketë dy lloj biletash: “Festival pass” që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet pasi biletat do t’u ofrohen me çmime speciale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët.