LAJMI I FUNDIT:

Nga 284 sportistë në RMV, vetëm 12 shqiptarë marrin vauçerë

Nga 284 sportistë në RMV, vetëm 12 shqiptarë marrin vauçerë

Agjencia për Rini dhe Sport edhe këtë vit ka bërë ndarjen e vauçerëve, e që sërish nuk ka kaluar pa kritika. Nga gjithsej 284 sportistë aktiv që kanë marrë vauçerë, në mesin e tyre janë vetëm 12 shqiptarë, që i bie 4.3% të holla për sportistët shqiptar. Vauçerë me vlerë më të lartë te sportistët ka marrë Dejan Georgievski në (takeuondo) me vlerë prej 500 mijë denarëve, i dyti është mundësi Vladimir Egorov, i cili ka marrë vauçerë prej 360 mijë denarëve, ndërsa i treti është mundësi Mogamed Gaci Nurov i cili morri 310 mijë denarë, shkruan gazeta KOHA. Sa i përket sportistëve shqiptarë, vauçerë me vlerë më të madhe ka marrë atletja Drita Islami (300 mijë denarë), ndërkaq mundësi Besir Alili që është i pesti në Evropë dhe që këtë vit doli i 15 në botëror për senior – ka marrë vauçerë me vlerë prej 200 mijë denarëve, ndërsa kolegu i tij në mundje – Dejan Mitrov, i cili mban vetëm vendin e 14 në botëror, ka marrë vauçerë me vlerë prej 280 mijë denarëve. Reagime të shumta në rrjetet sociale për diskriminimin e radhës në ARS, ndërkohë që akuza janë drejtuar ndaj anëtarëve shqiptarë të Komisionit për vlerësim, si dhe ndaj zëvendësdrejtorit të Agjencisë, Amir Bilalli.

ARSYETIMI I KOMISIONIT


Ertan Demiri, anëtari i Komisionit pranë Agjencisë për Rini dhe Sport, për gazetën KOHA sqaron se si është bërë ndarja e vauçerëve tek sportistët individual. Ai thekson se sportistë vlerësohen sipas pikëve të arritur gjatë vitit kalendarik dhe në fund federatat kompetente dërgojnë listën në Agjencinë për Rini dhe sport ku më pas edhe shqyrtohet nga komisioni.

“Ne si komision i Agjencisë për Rini dhe Sport në asnjë mënyrë nuk kemi anashkaluar asnjë sportistë qoftë shqiptarë apo maqedonas. Të gjithë ata, të cilët kanë pasur sukses gjatë vitit, kanë marrë vauçerë. Të gjithë ata sportistë që nuk kanë qenë të kënaqur me vlerën e marrë kanë pasur drejtë ankimi dhe më pas përsëri kemi vlerësuar dhe ka pasur raste ku dhe kemi rritur vlerën. Do të thotë ne si komision vetëm bëjmë vlerësimin e vlerës që duhet të merr një sportistë, janë Federatat ato të cilat na dërgojnë listën me sportistët që duhet të marrin vauçerë”, arsyetohet Demiri.

Po ashtu, në listën e publikuar nga Agjencia, shihet se edhe kësaj radhe – është Federata e Hendbollit që do të përfitojë më shumë, e cila do të merr 14 milionë denarë, përderisa ajo e futbollit mbetet sërish “duar boshë”. Kjo është njëra nga skandalet që vazhdon vit për viti nga Agjencia për Rini dhe Sport, të cilët nuk ndajnë vauçerë për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, njëherësh i vetmi institucion sportiv që me mjaft sukses udhëhiqet nga shqiptari Muhamed Sejdini. Pas Federatës së Hendbollit, më së shumti që ka përfituar nga ARSM, është Federata e Basketbollit, që do të marrë 12.3 milionë denarë, ndërsa e treta është federata e volejbollit me 10.8 milionë denarë.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut , Faton Zylbehari, në lidhje me mos marrjen e vauçerit nga Agjencia për Rini dhe Sport ka theksuar se tani e disa vite janë duke u refuzuar si Federatë edhe pse këta të fundit konkurrojnë për të marrë vauçerë. “Çështja e ndarjes së vauçerëve në fakt është bërë një problem apo të them një ‘cirkus’ në vete në vendin tonë. Dhe përpara se të them një gjë, ne ende nuk po i kemi të qarta se cilat janë kriteret se si ndahet vauçerët dhe se si një sport është më i vlerësuar se një sport tjetër, dhe se si klube të përcaktuar marrin më shumë se sa klube të caktuara që investojnë shumë më shumë. Kjo godet në mënyrë të drejtpërdrejtë futbollin, po flasë për klubet pasi sa i përket Federatës, sigurisht që jeni të njoftuar që tani e disa vite me radhe Federata e Futbollit merr zero denarë nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport. Edhe këtë vit si vitet tjera kemi konkurruar, por sërish përgjigja ka qenë e njëjtë, një refuzim nga ana e Agjencisë dhe që sigurisht përgjigjen mund ta kërkoni të Agjencia për Rini dhe Sport”, ankohet zëdhënësi i FFM-së, Faton Zylbehari.

PËR VARDARIN DHE PELISTERIN, DYFISHSH MË SHUMË SESA PËR SHKUPIN DHE SHKËNDIJEN

Skandali vazhdon me ndarjen e vauçereve edhe tek klubet, aty ku kampioni në fuqi në futboll, FC Shkupi do të përfitojë 11.5 milionë denarë, po aq sa Shkëndija, përderisa ARSM ka vlerësuar se dy klubet e hendbollit – Vardari dhe Pelisteri duhet të marrin më shumë se kampioni në futboll, kryesisht nga 17 dhe 15.5 milionë denarë. Gjithashtu, më shumë se klubet e futbollit është vlerësuar edhe MZT Skopje e basketbollit me 13 milionë denarë, si dhe TFT që do të marrë 11 milionë denarë.

Demiri në lidhje me atë se pse klubet e futbollit kanë marrë vauçerë me vlerë më të vogël se ata të hendbollit, ka theksuar se në këto raste – Agjencia për Rini dhe Sport ju del në ndihmë klubeve të hendbollit ose basketbollit, për shkak se ata i kanë të ardhurat më të vogla nga Federatat evropiane në dallim me atë që marrin klubet nga UEFA. “Në këtë duhet të jemi të sinqertë, nuk do të thotë që ne si komision apo si Agjenci i kemi anashkaluar klubet e futbollit. Por duke e ditur se hendbolli dhe basketbolli të ardhurat nga Federatat evropiane i kanë shumë më të vogla se ajo e Futbollit, ka bërë që të marrin vauçerë me vlerë pakë më të lartë. Pasi, sigurisht të gjithë e dimë se futbolli vetëm për dalje në Evropë nga UEFA merr shuma të mëdha të parave dhe kjo ndoshta ka ndikuar deri aty sa të gjithë së bashku kemi bërë që federatat tjera të marrin vlerë më të madhe të vauçerëve. Nuk do të thotë kjo se futbolli nuk i meriton, por duke e ditur se këto klube i kanë të ardhurat më të larta, në një mënyrë kemi ndihmuar më shumë klubet që marrin më pakë nga garat evropianë”, shprehet Demiri.

BILALLI REFUZON TË PËRGJIGJET

Prononcim për numrin e vogël të shqiptarëve që kanë përfituar vauçerë mbështetës, gazeta KOHA ka kërkuar edhe nga zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilalli, por i njëjti nuk është përgjigjur në asnjë thirrje, ndërsa nuk është përgjigjur as në mesazhet e gazetës./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori