Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 41 pacientë të infektuar me coronavirus janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, nga 147 pacientë me COVID-19 të cilët janë duke u trajtuar aty.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital, ku po ashtu kanë njoftuar se 108 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen dhe 4 janë në respirator.

“11 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 147 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 108 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 41 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, sa u përket shërbimeve të tjera të ofruara, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 154 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe 2 foshnjat e porsalindura janë të gjinisë femërore. 236 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,292 analiza”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/