LAJMI I FUNDIT:

Nga 100 deri në 10,000 dirhemë – gjithçka dihet për shkeljet e parkimit dhe gjobat në Dubai

Nga 100 deri në 10,000 dirhemë – gjithçka dihet për shkeljet e parkimit dhe gjobat në Dubai

Dubai, një nga vendet më të ngarkuara në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rregulla strikte parkimi, shkeljet e të cilave mund të dëmtojnë thellë xhepat tuaj.

Kjo për faktin se, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Autoriteti Rrugor dhe Transportit i Dubait (RTA) ka zbatuar rregulla strikte parkimi me gjoba që variojnë nga 100 deri në 10,000 Dhh.


Më poshtë është një listë e shkeljeve të parkimit dhe dënimeve që duhet të keni parasysh për të parandaluar gjoba të rënda:

Tejkalimi i kohës së parkimit – 100 Dh (rreth 25 euro)

Tejkalimi i orëve maksimale të parkimit – 100 Dh (rreth 25 euro)

Mospagesa e tarifave të parkimit ose nëse bileta nuk është e dukshme – 150 Dh (rreth 38 euro)

Pengimi/Keqpërdorimi i hapësirës së parkimit – 200 Dh (rreth 50 euro)

Nëse automjeti kalon trotuarin ose qëndron mbi të – 200 Dh (rreth 50 euro)

Përdorimi i vend-parkimit të ndaluar – 200 Dh (rreth 500 euro)

Parkimi i një automjeti pa targë – 1000 Dh (rreth 250 euro)

Parkimi i një automjeti në një vend parkim të rezervuar ose mosparaqitja e lejes – 1000 Dh (rreth 250 euro)

Demonstrimi i makinave në shitje ose me qira në një zonë të kufizuar – 1000 Dh (rreth 250 euro)

Heqja e makinave të biletave ose targave të zonës – pa leje – 10,000 Dh (rreth 2,500 euro)

Vërejtje: Lista mund të mos përmbajë të gjitha llojet e gjobave dhe mund të ndryshojë sipas udhëzimit të RTA. /Telegrafi/