LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 nëntori Ukraina rrit çmimin e gazit me 23.5%

Nga 1 nëntori Ukraina rrit çmimin e gazit me 23.5%

Kiev ka njoftuar se ukrainasit do të duhet të paguajnë rreth 23.5 për qind më shumë për gazin duke filluar nga 1 nëntori.

Vendimi pason pas një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar që kërkon rritje të çmimit si pjesë e programit të ndihmës.

“Duke filluar nga 1 nëntori, çmimet e gazit do të rriten vetëm me 23.5 për qind. Jo me 60 për qind. Kjo është ajo që arritëm si rezultat i negociatave”, tha kryeministri ukrainas, Vladimir Groysman.

Groysman vuri në dukje se qeveria ukrainase kishte negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të hequr çështjen e ngritjes së çmimeve të gazit nga axhenda e bashkëpunimit me organizatën.

Programi katër-vjeçar i ndihmës së Fondit Monetar për Ukrainën parashikon ndarjen e 17.5 miliardë dollarëve në vend. Kiev ka marrë katër këste në program që nga viti 2015. Autoritetet e Ukrainës pritet të marrin këstin e pestë, të parashikuar në fund të 2017, por që ende nuk është ndarë.

Financimi varet nga disa masa shtrënguese si rritja e çmimeve të gazit për popullsinë, reforma të ndryshme anti-korrupsion dhe kërkesa shtesë në buxhetin e shtetit. /Telegrafi/