LAJMI I FUNDIT:

Neziri: Pavarësisht atmosferës së tendosur, të shtunën propozimi francez do të miratohet

Neziri: Pavarësisht atmosferës së tendosur, të shtunën propozimi francez do të miratohet

Seanca parlamentare për shqyrtimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar pasditen e sotme pa asnjë vendim dhe mes tensionesh.

Lidhur me këtë analisti në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, tha në një prononcim mediatik, se krahas tensioneve dhe kundërshtimeve për propozimin francez që nëse pranohet do të sjellë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, qeveria i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar të shtunën në votim.

“Sot ka filluar debati parlamentar kur deputetët shqyrtojnë dokumentin që duhet edhe ta votojnë për ta miratuar, në fakt ky dokument për tu nënshkruar nuk kërkon miratim të parlamentit, por qeveria për ti dhënë legjitimitet më tepër, vendosi ta çoj në parlament të njëjtin dokument që të marrë dritën jeshile”, tha Neziri për MCN Tv.


Kishte debat të nxehtë brenda ditës, poashtu kishte tension edhe në parlament po edhe jashtë saj, ku po ndodhin protestat dhe në këtë atmosferë deri të shtunën kur duhet të përfundoj debati dhe të vihet në funksion dokumenti,

“Parlamenti ka 64 vota të nevojshme për ta kaluar dhe se edhe 8 deputet të opozitës shqiptare të partisë së Zijadin Selës, kanë thënë se do ta përkrahin atë. Sinjalet pavarësisht këtyre, janë së do të kaloj pa problem, partitë në mazhorancë janë të vendosura që ta çojnë këtë dokument deri në fund, ndërkohë që opozita bën përpjekje që ta pengojë”, tha Neziri.

Neziri shtoi se revolta e opozitës nuk do të ketë sukses.

“Është atmosferë e ndezur, dhe e tendosur, e cila deri në fund të afatit treditor nuk do të ketë sukses dhe se ky dokument do të aprovohet në parlament, që ti hapen më pas dyert që RMV dhe Shqipëria të nisin negociatat për anëtarësim në BE”, përfundoi Neziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori