Neymar thuhet se së fundmi po tenton që të rikthehet te Barcelona, derisa u ka dërguar mesazh edhe bashkëlojtarëve të tij te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian që nga vera e kaluar lidhet me një rikthim në Camp Nou, por deri më tani operacioni ka qenë i pamundur.


Negociatat në mes të dyja klubeve kishin filluar disa herë, mirëpo ato nuk kishin arritur asnjëherë në fazën finale.

neymar 1

Sidoqoftë, Neymar thuhet se tani është optimist se do të rikthehet te katalunasit në këtë verë, ndërsa ka zhvilluar një bisedë më bashkëlojtarët.

Mundo Deportivo raporton se 28-vjeçari ka hapur një bisedë me lojtarët e PSG-s për t’iu treguar se mund të kalojë në këtë verë te Barcelona.

neymar 1

“Dua që të rikthehet te Barca”, u ka thënë Neymar bashkëlojtarëve të tij.

PSG është e gatshme që të heq dorë nga lojtari, mirëpo kërkon një shumë të lartë të parave dhe së paku dy lojtarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app