LAJMI I FUNDIT:

Neymar ka marrëveshje me Barcelonën, problem mbeten milionat e kërkuar nga PSG

Neymar ka marrëveshje me Barcelonën, problem mbeten milionat e kërkuar nga PSG

Neymari ka marrëveshje që të kthehet te Barcelona, gjë që sulmuesi brazilian e ka dashur gjithmonë, një rikthim në “Camp Nou”.

Braziliani magjik kaloi katër sezone fantastike te Barcelona përpara se të kalonte te PSG për 222 milionë euro, që ishte klauzola e tij.

Emisioni televiziv spanjoll, El Chiringuito zbulon se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta.


Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare, me opsionin e rinovimit deri në vitin 2026. Paga e braziliani parashihet të jetë 13 milionë euro në sezon.

Tani duhen bindur drejtuesit e PSG-së, të cilët kërkojnë 150 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin, një shumë që Barcelona nuk ka asnjë mundësi të paguajë.

Paris Saint-Germain lejon Neymarin t’i bashkohet Barcelonës këtë verë
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain lejon Neymarin t’i bashkohet Barcelonës këtë verë

Për këtë gjë, Neymar po bisedon me presidencën e kampionëve të Francës, duke kërkuar një kompromis, ku zgjidhja më e mirë mund të arrihet nëse lojtari kalon si huazim.

Barcelona me këtë marrëveshje do të mund ta blinte Neymarin për 50 milionë euro në verën e vitit 2024.

Xavi dhe Laporta me ide të kundërta, debat i brendshëm te Barca për rikthimin apo jo të Neymar
Lexo po ashtu Xavi dhe Laporta me ide të kundërta, debat i brendshëm te Barca për rikthimin apo jo të Neymar

Neymar sa ishte te Barcelona shënoi 105 gola në 186 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori