LAJMI I FUNDIT:

Nexhmedin Spahiu: Me trenin nga Serbia do të vijnë edhe 50 tanke të Ushtrisë serbe

Nexhmedin Spahiu: Me trenin nga Serbia do të vijnë edhe 50 tanke të Ushtrisë serbe

Më 15 shkurt të këtij viti do të shpallet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e si pasojë e kësaj do të zbarkojnë 50 tanke të ardhura nga Serbia, përmes trenit i cili do të funksionohet në janar, ka thënë në një prononcim për Telegrafin, analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Sipas tij, Asociacioni “do të etablohet pa zhurmë mediale, pasi vëmendja do të kthehet nga tanket që do të paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës”.


Spahiu tha se funksionimi i trenit është pozitiv, pasi do të shërbente për nevoja reale dhe praktike. Por, mendon se do të keqpërdoret për bartjen e tankeve.

“Në këtë mënyrë Kosova do të vihet para një akti të kryer që do të ketë pasoja të rënda në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ai. “Dua t’ua tërheq vëmendjen strukturave të sigurisë së Kosovës, sepse është një situatë oportune politike ndërkombëtare, ku Serbia mund të marr hapa të tillë radikal për ta ndryshuar gjendjen në terren dhe pozitën e saj në dialog”.

Sipas tij, zgjidhja është e thjeshte për të mos lejuar që kjo gjë të ndodhë.

“Nëse i hapim sytë ne, NATO, FSK e Policia e Kosovës, mund t’i konfiskojnë tanket e të arrestojnë ushtarët duke e bërë horë Serbinë. Në të kundërtën, Serbia dëshmon se Kosova nuk është shtet”, tha ndër të tjera Spahiu. “Kështu formohet Zajednica, e Kosova do të humbasë kohë me tanke, ashtu si ka ndodh me Xhaminë e Ibrit, murin e Mitrovicës etj”.

Ndryshe, mediat serbe – duke iu referuar një njoftimi të lëshuar nga i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq – kanë raportuar se për Vitin e Ri serb do të fillojë qarkullimi i trenit në relacionin Beograd-Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori