Newcastle Unitedi thuhet se po tenton të mbyll transferimin e yllit të RB Leipzig, Benjamin Sesko, i cili ka qenë shumë i lidhur me Manchester Unitedin javëve të fundit.

Sipas mediumit Sky Sports, Newcastle ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin slloven, Benjamin Sesko.


“Newcastle i ka bërë një ofertë zyrtare RB Leipzig për Benjamin Sesko”, raportojnë fillimisht gazetarët Keith Downie dhe Amar Mehta.

“Oferta është 75 milionë euro + 5 milionë euro — që përputhet me vlerësimin e Leipzig”.

“NUFC ia ka prezantuar vizionin e saj sulmuesit slloven dhe e ka bërë të qartë se dëshiron që marrëveshja të ndodhë”.

“Sesko po e shqyrton situatën e tij me Manchester United gjithashtu në tryezën e negociatave. Ai është i hapur për të dy projektet”, përfundojnë gazetarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app