LAJMI I FUNDIT:

Newcastle e zhvendos Manchester United në vend të katërt me fitoren komode

Newcastle e zhvendos Manchester United në vend të katërt me fitoren komode

Manchester United ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gol edhe pse rastet nuk munguan për të dyja anët.

Rastin e parë në 45 minutat e parë e pati Joe Willock që goditi nga afërsia në minutën e 16-të, por David de Gea bëri pritje brilante.


Diogo Dalot (34’) rrezikoi për Unitedin me një volej goditje nga distanca, por që nuk ishte e rrezikshme për portierin vendas.

Në minutën e 41-të, Willock goditi traversën, nga një pasim i Allan Saint-Maximin.

Antony (43’) bëri një goditje të fuqishme, por që topi përfundoi vetëm mbi portë.

Saint-Maximin në minutën e 65-të asistoi te Willock, që ia doli të shënonte me kokë për 1-0.

Një mundësi të mirë shënimi e lëshoi Joelinton (77’), kur goditja e tij me kokë u ndalë vetëm nga traversa.

Po, Magpies ia dolën të shënonin edhe golin e dytë, kur Callum Wilson u asistua prej Kieran Trippier në minutën e 88-të për 2-0.

Pas javës së 29-të, Manchester United ka rënë në vendin e katërt me 50 pikë, po aq sa ka edhe Newcastle në të tretin, gjersa në xhiron e 30-të Djajtë e Kuq do kenë punë me Brentfordin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori